• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të mund të lëvizim në Europë pa pasaportë vaksinimi?

by Ardit Rada
13/01/2021 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që të gjitha vendet e Bashkimit ndodhen në një betejë logjistike për të vaksinuar sa më shumë njerëz kundër koronavirusit brenda një kohe të shkurtër, një sërë zyrtarësh po kërkojnë lëshimin e pasaportave ose certifikatave të vaksinimit.

Kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis deklaroi përpara Komisionit Europian se ishte “urgjente të miratohej një certifikatë vaksinimi që të pranohet dhe njihet në të gjitha shtetet anëtare”. Por në pjesë të mirë të vendeve europiane propozimet janë kundërshtuar këtë nisëm duke thënë se ajo shkel të drejtat e privatësisë së qytetarëve.

Kundërshtarët argumentojnë se pasaporta të tilla do të rrezikonin të drejtat themelore të europianëve duke ndarë njerëzit në kategori sipas statusit shëndetësor, duke mohuar aksesin në të gjitha shërbimet publike për ata që nuk janë vaksinuar.

Mitsotakis nga ana e tij u përpoq të vendoste një ekuilibër, duke kërkuar të merren parasysh këto shqetësime. Në letrën e tij, ai shkruante se Greqia “nuk do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm, por theksoi gjithashtu se “personat që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë”.
Futja e pasaportave të vaksinave “paraqet pyetje thelbësore për mbrojtjen e privatësisë së të dhënave dhe të drejtave të njeriut”, tha Anna Beduschi, një akademike nga Universiteti Exeter. Pasaportat mund të “krijojnë një dallim të ri midis individëve bazuar në statusin e tyre shëndetësor, i cili më pas mund të përdoret për të përcaktuar shkallën e lirive dhe të drejtave që ata mund të gëzojnë”, shtoi ajo.

Ideja e certifikatës së imunitetit, po fiton terren në disa vende të BE-së, ku më shumë se gjysmë milioni njerëz në bllok kanë vdekur për shkak të COVID-19, dhe qindra milionë të tjerë përballen me kufizimet e reja, teksa vala e dytë e pandemisë po godet gjithë kontinentin.

Në tetor 2020, Estonia nënshkroi një marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të zhvilluar një certifikatë dixhitale të imunizimit, që do të lejonte shkëmbimin ndërkufitar të të dhënave të vaksinimit. Këtë javë, kryeministri estonez Jüri Ratas tha se e kishte ftuar Finlandën që t’i bashkohej këtij projekti.

Në Hungari, qeveria tha se mund t’u kërkojë vizitorëve të tregojnë statusin e tyre të vaksinimit,dhe se mund të hyjnë në vend përmes një aplikacioni që tregon se një individ ka imunitet ndaj Covid-19. “Nevoja që qytetarët të ofrojnë prova se kanë fituar mbrojtje kundër koronavirusit, po rritet në të gjithë botën”, tha një zëdhënësi i qeveris
Vizitorët në Islandë janë të përjashtuar nga testimi dhe kërkesat për karantinim, nëse ata mund të tregojnë një certifikatë që vërteton se janë prekur dhe më pas shëruar nga Covid-19 që prej 10 dhjetorit, (edhe pse një zëdhënës i qeverisë tha se ishte gabim që kjo skemë të cilësohet një formë e pasaportës së vaksinës).

Belgjika është në favor të një “certifikate të verifikueshme të vaksinimit kundër Covid-19”, në nivelin e BE-së apo edhe atë global. Javët e fundit, qeveria spanjolle tha se do të përdorte një lloj pasaporte të vaksinës së përmbysur, pra duke regjistruar ata që refuzuan të vaksinohen, duke i ndarë këto të dhënat me “partnerë të tjerë evropianë”.

Lëvizje të tilla ndjekin shembullin e Izraelit, që udhëheq në fushatën për vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Ai ka krijuar një aplikacion që i lejon njerëzit e vaksinuar të marrin pjesë në ngjarje kulturore dhe sportive, si dhe të udhëtojnë jashtë vendit pa pasur nevojë për karantinim.

Ndërkohë vende të tjera të BE-së, janë kundër kësaj nisme. Franca, popullsia e së cilës numëron një numër të lartë skeptikësh ndaj vaksinave, e ka përjashtuar mundësinë e pasaportave të vaksinave, pavarësisht mbështetjes së shprehur nga profesionistë të njohur të shëndetit publik.

Një raport i vitit të shkuar nga Instituti Ada Lovelace, tha se pasaportat e imunitetit, do të “sillnin rreziqe shumë të mëdha për sa i përket kohezionit social, diskriminimit, përjashtimit dhe cënueshmërisë”. Drejtori i institutit Carly Kind tha se përdorimi i një skeme të tillë, mund të nënkuptojë se imuniteti mund të bëhet një tipar i mbrojtur si etnia ose raca. “Ne duhet të mendojmë se si të krijojmë një strukturë, që të garantojë mos-diskriminimi në bazë të kësaj karakteristike”, tha Kind. /Politico.Eu/ Përshtati: Gazeta “Si”/

Next Post
55 firma për shkarkimin e Metës? Klosi: Kjo është një strategji e PS…

Gjermania financon një fushë kompostimi për mbetjet në Cërrik/ Klosi: Shembulli se si mbetjet kthehen në pasuri dhe jo problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In