Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë e rimbylljes së shkollave pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid-19.
Rakacolli deklaroi se me shifrat aktuale nuk parashikohet të ketë një mbyllje të shkollave. Sipas saj kjo do të ndodhë vetëm nëse rriten shifrat.
Pyetje: A jeni duke diskutuar në lidhje me një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar?
“Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve. Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin sot, por është një gjë që ne e ndjekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë…“, deklaroi Racakolli.
Sa i përket rimbursimit, Racakolli deklaroi se është mjeku i familjes përcakton medikamentin e përshkruan, ashtu siç merret me rimbursim, merren edhe këto të COVID.
“Thelbi është lidhja me mjekun e familjes. Është i ndërtuar sistemi që ta marrin kruën në kohën e duhur në stadin e sëmundjes që paraqiten tek mjeku“, tha Racakolli.
g.kosovari











