• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të kishin shpëtuar të gjithë po të kishin qenë shqiptarë?

by Ruben Avxhiu
11/01/2024 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ruben Avxhiu

Pak ditë më parë, dy aeroplanë, që po lëviznin nëpër Aeroportin e Hanedës, u përplasën në Japoni. Njëri prej tyre i mbushur me udhëtarë. Më bëri përshtypje që megjithë situatën me protencial katatrofik që të gjithë 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit, arritën të gjithë të shpëtojnë.

Avioni si mund ta shihni nga fotografia poshtë përfundoi shkrumb e hi.

A do të kishin shpëtuar të gjithë po të kishin qenë shqiptarë? Shpresoj që po, druaj që jo.

Teorikisht, një avion mund të evakuohet brenda 90 sekondave. Në praktikë, duhet shumë më tepër. Kush është mënyra më e shpejtë për ta zbrazur avionin? Pa dyshim ndjekja e udhëzimeve, sidomos respektimi i radhës. Njerëzit duhet të dalin sipas numrit të radhës ku janë ulur.

Nëse të gjithë përpiqen të dalin përpara njëri-tjetrit, nëse ngrihen të gjithë në këmbë dhe përpiqen të marrin njëkohësisht valixhet, dalja vetëm sa zgjat e procesi vonohet.

E bëj pyetjen më lart, nga që nuk ka pasur udhëtim me avion kur të mos kem parë bashkatdhetarët e mi që injorojnë udhëzimin e stjuardesave në fund të fluturimit. Vuajmë mesa duket nga virusi i padurimit. Jemi të gjithë kapitenë. Sa më me edukatë që të na flasësh aq më shumë të injorojmë. Na duket se vetëm idioti rri ulur dhe pret radhën.

Në fund, rezultati i zakonshëm është vonesa e të gjithëve. Autobusi që të çon në terminal nuk niset pa dalë të gjithë udhëtarët. Mirëpo, asgjë nuk e ndalon garën që ekziston vetëm në kokën tonë, që na shtyn të injorojmë rregullat e të rebelohemi. Sigurisht, kjo ndodh aty ku nuk duhet jemi të rebelë. Në të kundërt, kur nevojitet vërtet protesta e shtylla kurrizore jemi zakonisht makarona të zbutura nga uji i nxehtë.

Në raste më pak të rrezikshme, ngrija në këmbë pa lejen e pilotit, mund të shkaktojë dëme fizike, nëse avioni bën një lëvizje të papritur.

Në momente si incidenti në Aeroportin Haneda të Tokios, kjo lloj sjellje do të kishte shkaktuar vdekje njerëzish. Shpërthimi dhe djegia masive pritej nga minuta në minutë. Për fat të mirë, pavarësisht prej situatës së pabesueshme, qetësia fitoi mbi panikun, rregulli mbi mosbindjen, solidariteti qytetar mbi agresivitetin dhe paturpësinë individuale.

Shpresoj se në raste jetë a vdekje, edhe shqiptarët do të dinë të tregojnë durim e qytetari. Shpresoj se nuk do të na jepet rasti për t’u vënë në provë. Ashtu si dhe do të dëshiroja që të mos prisnim raste ekstreme për të treguar pak durim e respekt për rregullat jo vetëm në dhé të huaj, por edhe aty ku zakonisht na kërcen damari marrisë, kur sapo kanë prekur rrotat tokën tonë.

Next Post
“Djali nuk e dinte moshën”/ Akuzohet se përdhunoi të miturën, nëna e djalit: Policët e mbërthyen tek gardhi

“Djali nuk e dinte moshën”/ Akuzohet se përdhunoi të miturën, nëna e djalit: Policët e mbërthyen tek gardhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

February 12, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për ish-krerët e UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

February 12, 2026
“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

“Do përgjigjemi egërsisht”, “Skifteri” i Pentagonit paralajmëron Europën

February 12, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

February 12, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In