• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ketë sukses një kryengritje anti-amerikane në Shqipëri?

by Mero Baze
10/12/2021 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Tani askush nga ata që shkojnë nesër në stadium tek “Foltorja” e Sali Berishës nuk mund të bëjë sikur nuk është i qartë. I dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Eskobar, hoqi çdo dilemë, duke theksuar se Sali Berisha nuk është partner i SHBA dhe se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe plot aktorë politikë këtu, përjashto ata që i ka në listën e zezë.

Të githë ata që kishin shqetësim se SHBA nuk po fliste qartë për Sali Berishën, tani e kanë një përgjigje më shumë se të qartë. Ai nuk do të jetë kurrë partner i SHBA dhe një parti me atë në krye nuk do të ketë asnjë perspektivë në Shqipëri.

E vetmja gjë që mund të diskutojmë tani, është a do të ketë sukses një kryengritje anti-amerikane në Shqipëri e udhëhqur nga Sali Berisha për hallin e tij?

Për hir të së vërtetës, Sali Berisha e ka arritur një sukses si demagog. Ai ka mundur që hallin e tij kundër SHBA ta bëjë dhe hall të një kategorie të degraduar politike në vend, duke formuar për herë të parë në Shqipëri një trupë politike anti-amerikane, që demonstron në një stadium. Kjo ka ndodhur për herë të parë në këto tridhjetë vjet. Është një sukses që duhet t’ia njohim, si turp për Shqipërinë. Nesër ai ka prezantimin e këtij suksesi.

Por për të kuptuar a jemi përballë një kryengritje anti-amerikane apo përballë një manipulimi të Sali Berishës, do të na duhet të presim disa muaj. Duhet të presim nëse Sali Beisha do ta kthejë në parti politike këtë lëvizje, siç ka premtuar “përmes rithemelimit”, apo do ta mbajë vetëm si lëvizje partizane në male, që të tregojë se ka ende ushtarë të gatshëm të vdesin për të.

Pasi të kalojë një javë dhe PD të bëjë Kuvendin e saj, pasi të kalojnë disa muaj dhe të shikojnë se asgjë nuk ndodh dhe PD do të vazhdojë jetën e saj politike, shumë nga ata që do vishen trashë nesër në stadium, do detyrohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të kuptojnë se janë mashtruar nga Sali Berisha.

Në pranverë Sali Berisha do të ketë testin e parë nëse ka arritur ta mbajë të bashkuar kryengritjen anti-amerikane apo do t’i fillojnë t’i shthuren radhët.

Nga ana tjetër, mesazhi i SHBA kundër Sali Berishës, përveçse politik, është dhe ligjor. I dërguari special i SHBA për Ballkanin, i la detyrë drejtësisë shqiptare të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën, si një detyrim për çdo person të dizajnuar në listën e zezë të SHBA. Edhe ky do jetë një proces i vështirë, pasi drejtësia shqiptare ende nuk është çliruar nga pesha e Sali Berishës dhe ndikimi i tij në sistem, pasi ka dështuar tridhjetë vjet ta marrë qoftë dhe një herë në pyetje për ta pyetur pse ka vrarë dhe pse ka vjedhur në këtë vend. Por për drejtësinë po vijnë ditë më të mira, kurse për Sali Berishën ditë më të këqija. Kështu që dhe këtu do të presim të shikojmë.

Kryengritja anti-amerikane në Shqipëri nesër është në kulmin e saj. Në historinë e këtij vendi data 11 dhjetor e 2021 do të hyjë si një turp i shoqërisë shqiptare, që tridhjetë vjet pas themelimit të pluralizmit, një tufë “dumbabistësh” organizohen të formojnë një parti të re anti-amerikane në vend.

Merita e këtij organizimi i përket Sali Berishës, por turpi i përket çdo figure publike që e mbështet në këtë iniciativë për hallin e tij. Ky nuk është fillimi i një beteje nga e cila do të mposhtet SHBA në Shqipëri, por fundi i një njeriu që po përpiqet të mbrojë veten, duke u hakmarrë ndaj SHBA. Të tjerët do hyjnë në histori si shërbëtorë të dështuar të një figure të errët të historisë sonë.

Por së paku nga sot, nuk na thonë dot që nuk e dinim që e kishte kundër SHBA, por e dinim kundër Lulzim Bashës. Nëse i bëhet ndonjë nder Lulzim Bashës në historinë e tij jo aq të lavdishme politike, i bëhet nesër. Nesër gjithë plehrat, gjithë dështakët, gjithë delirantët dhe njerëzit që kurrë nuk kanë bërë dot politikë me mendjen e tyre në PD, janë mbledhur në një vend dhe kanë dekantuar në stadiumin “Air Albania”, jo vetëm si mbetje të PD, por dhe si mbeturina të shoqërisë shqiptare. Si të tillë kanë për të hyrë në histori.

 

Next Post
Do jenë nesër në selinë e PD?!/ Pak orë para Kuvendit të Berishës, Basha drekon vonë me kryetarët e degëve

Do jenë nesër në selinë e PD?!/ Pak orë para Kuvendit të Berishës, Basha drekon vonë me kryetarët e degëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
Sikur mos të kishte protesta?

Sikur mos të kishte protesta?

February 16, 2026
Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama në Kosovë, pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

February 16, 2026
Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

Osmani për luftën në Kosovë: Një histori me gjak nuk mund të fshihet!

February 16, 2026
Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

February 16, 2026
“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

“Alienët janë realë, por nuk mbahen në zonën 51”/ Obama sqaron deklaratën e fortë: S’ka prova që kanë…

February 16, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Prindërit në panik, epidemiologu: S’ka shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore!

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

Pretenca ndaj ish-krerëve të UÇK/ Ironizon Rama: Nëse ata do varrosen për së gjalli, arrestimet të vijojnë me Tony Blair

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In