• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do të jetë Meloni ura lidhëse mes Evropës dhe Trump?

by A R
15/12/2024 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme që Italia të ishte vendi i një prej qeverive më të qëndrueshme në Evropë.

Qeveritë në Itali priren të zgjasin pak më shumë se një vit përpara se të shemben, duke e bërë vendin dhe politikat të paparashikueshme.

Por një sërë faktorësh, përfshirë krizat e qeverisë në vende relativisht të qëndrueshme si Franca dhe Gjermania, dhe popullariteti në rritje i koalicionit aktual në Itali, i udhëhequr nga kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, e cila është në pushtet që nga viti 2022, e kanë bërë Romën lojtarin kryesor në marrëdhëniet e Evropës me SHBA-të nën presidencën e dytë të Donald Trump.

Gjatë mandatit të tij të fundit, Trump e quajti Evropën “armike” të SHBA-ve. Këtë herë, Meloni ka potencialin ta ndryshojë këtë qasje, pjesërisht falë mikut të tyre të përbashkët Elon Musk.

Musk, Trump dhe Meloni darkuan së bashku në praninë e presidentit francez Emmanuel Macron pas rihapjes zyrtare të Katedrales “Notre Dame” në Paris fundjavën e kaluar, një përvojë që Trump më vonë i tha The New York Post se “ishte pozitive”.

“Kaluam shumë mirë” tha ai, duke shtuar se ai dhe Meloni kishin kaluar “shumë kohë së bashku”.

Duke e përshkruar figurën e Melonit, ku shpesh ka bërë shaka me gjatësinë e saj, Trump e ka cilësuar mjaft të “gjallë e të shkathët”, duke theksuar se “bashkë mund ta ndreqin pak botën”.

Dy liderët, edhe pse të ngjashëm politikisht, nuk janë domosdoshmërisht të lidhur me të gjitha konfliktet më urgjente në botë.

Meloni ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës, pasi është takuar shumë herë me Presidentin Volodymyr Zelensky që nga pushtimi i Rusisë.

Megjithatë, nëse ajo mund të ndikojë në çfarëdo mënyre në atë që mund të bëjë Trump, është e vështirë të parashikohet.

“Përpara se të ketë një qeveri të re në Gjermani dhe me situatën aktuale në Francë, kur Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë, Italia do të ketë një lloj monopoli, si i vetmi vend me një qeveri të qëndrueshme”, tha për CNN Giovanni Orsina, drejtor i departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Luissit në Romë.

“Meloni dhe Musk kanë një marrëdhënie shumë të mirë të vazhdueshme dhe Musk mund të jetë një lloj shoku më i mirë për të dy, për sa kohë që do të zgjasë muaji i mjaltit Trump-Musk”

Musk dhe Meloni krijuan miqësinë e tyre shumë të fortë në verën e vitit 2023 dhe themeluesi i Tesla-s kryesoi konventën politike Vëllezërit e Italisë të Melonit, Atreju, në dhjetor të vitit të kaluar. Ai thuhet se do të bëjë një paraqitje befasuese në të njëjtin konventë këtë fundjavë në Romë, e cila është kryesuar nga presidenti argjentinas Javier Milei, një tjetër nga shokët populist të Trumpit.

Aq e afërt është marrëdhënia e tyre sa Meloni dhe Musk iu desh të reagonin në rrjetet sociale në fillim të këtij viti për të larguar thashethemet për një romancë mes tyre, pasi Musk komplimentoi bukurinë e saj teksa i dha çmimin Global Citizens Aëard në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Neë.

Orsina beson se Musk mund ta bëjë më të lehtë për kryeministrin italian të “ketë  kontakt” me Trumpin sa herë që ajo ndjen nevojën për të pasur bisedime.

“Ka shumë mundësi që Meloni të marrë iniciativën dhe të jetë një urë lidhëse midis administratës Trump dhe Evropës”, shprehet Orsina.

Për momentin, Meloni duket se është në anën e Musk-ut, dhe si rezultat, në anën e djathtë të Trumpit.

Orsina shton se Meloni do të jetë një politikane më reaktive sesa proaktive kur bëhet fjalë për qasjen e Trumpit ndaj Evropës.

Next Post
6 grabitje në 3 muaj, nga bletët te paratë e bagëtitë, arrestohet dyshja e “skifterëve” në Vlorë

6 grabitje në 3 muaj, nga bletët te paratë e bagëtitë, arrestohet dyshja e “skifterëve” në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In