• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të jetë kjo fitorja e dytë, e Edi Ramës ?

by Artur Ajazi
13/03/2020 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga ARTUR  AJAZI
Pas tërmetit, duket se mposhtja e koronavirusit, do të jetë fitorja e dytë e Edi Ramës. Dhe kjo aspak për faktin se gjithçka e ka një fund, por Edi Rama, tanimë e ka vërtetuar botërisht se është njeriu i sfidave, se është politikani simbol që ringre  atë  që shembet, të asaj që preket nga e keqja, duke treguar jo artificialisht se është aftësisht  i lindur për beteja të tilla,dhe njëherësh i krijuar nga  Zoti për të fituar. Edi  Rama, si  askush tjetër në këto 30 vjet, ka patur  një “malore” të vështirë dhe të gjatë sfidash dhe suksesesh, që ka vazhduar  edhe pas ditës kur  erdhi  në pushtet, prej të cilës ai gjithmonë ka gjetur shtigje të reja për të dalë triumfues. Ringritja  e shtetit nga balta, nga përdhosja, nga hiçi,  nga bataku  ku ishte futur, nga  aty ku e kishin lënë ata që sot janë ngujuar në SHQUP, vendosja e ligjit  në binarë, rikthimi  i shtetit dhe administratës në punë, futja e mentalitetit të punës në grup, ka sjellë frytet e veta në qeverisjen Rama. Shqipëria është sot vendi  me rreputacion  në rritje dhe  dinjitet të padiskutueshëm në kancelaritë europiane , mjafton  të kujtojmë ç’ka bota afroi dhe bëri për ne pas tërmetit. Rama ka sot një bilanc të pasur me fitore, ku ndër më kryesoret  janë drejtësia, dhe autoriteti shtetit ligjor.  Menaxhimi situatës post tërmetit, ishte një veprim i shkëlqyer dhe një sfidë e fituar nga Rama, falë punës në grup, falë seriozitetit dhe angazhimit  serioz të një shteti që ecën mbi rregulla dhe ligje. Por ende pa u “tharë” boja e firmës së tërmetit, Edi Rama ka rastin të përballet sërish me një sfidë të re, kësaj here të padukshme, me  koronavirusin. Një  sfidë përtej të padukshmes, ku Rama ka vendosur të fitojë, pasi ka vendosur të zbatojë deri në fund rregullat  strukte të specialistëve të sistemit shëndetsor, vendimet e OBSH, dhe ligjin në raste të tilla. Edi Rama do të fitojë sërish, falë aftësive, kapaciteteve dhe mundësive menaxheriale që ka sot shteti shqiptar,  dhe falë mbështetjes nga ndërkombëtarët. Shqipëria nuk ka qenë, dhe nuk është vetëm. Qeveria shqiptare punon në grup, me qeveritë e tjera europiane edhe në përballimin e sfidave të tilla rajonale dhe botërore. Mesazhet dhe thirrjet  njerëzore të kryeministrit, kanë qenë dhe mbeten “ilaçi” më i mirë për situata të tilla. Ajo ç’ka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmeve, tanimë është realitet i pafshehur nga qeveria shqiptare, por me një ndryshim, Edi Rama ka vendosur  ti  prijë  deri në fund  një beteje për të cilën ai  beson se do ta fitojë. Edhe kësaj here, ai ka vendosur të zbresë  i pari në terren, të futet deri në celularin e çdo qytetari, duke i rikujtuar  këshillat e vlefshme. Si  një “komandant”  i  zoti, Rama  sot  është bërë pjesë e çdo qytetari që  ka  frikën dhe ankthin për të nesërmen, duke i dhënë  shpresë, kurajo, dhe besim  se, edhe  kjo  betejë me të keqen do të fitohet nga ne. Duke  vlerësuar si asnjë  tjetër rolin  e mjekëve  dhe infermierëve, Edi Rama ka ngritur sot më shumë se kurrë  moralin dhe  dinjitetin e tyre, ka  rizgjuar  besimin se ky  vend  do të bëhet, dhe  se shqiptarët  do ta mposhtin edhe kësaj here të keqen. Sa për ata që shpresuan  “pushtet” në kohën  e “S- virusit”, Edi  Rama, ua  ka  lënë shqiptarëve tu  japin  përgjigjen  surprizë, jo sot, por  kur  tu  vijë dita.

Next Post
Panik në familjen e emigrantit shqiptar në Itali, koronavirusi prek djalin 4-muajsh

Panik në familjen e emigrantit shqiptar në Itali, koronavirusi prek djalin 4-muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In