• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të jetë ai kryetari i ri i Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

by
23/12/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur nese aspiron te marre kreun e PD-se, Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk e ka fshehur ambicien për drejtimin e PD-së në të ardhmen, mirëpo ai thekson se të flasë për ambicie personale në këtë situatë të vështirë që po kalon PD do të ishte lëvizje e nxituar.

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, Belind Këlliçi deklaroi se sot më e rëndësishmja është të bashkohet e gjithë PD-ja në luftën kundër Edi Ramës dhe të dalin në protesta, gjë e cila është në gjenezën e PD-së.

Ndër të tjera, Belind Këlliçi thotë se Basha sot është vetëm një deputet, duke shtuar se pretendimet e Bashës që ai lufton për partinë ndërsa të tjerët për karrige janë përralla.

Belind Kellici

Turp t’i vijë që flet me atë gjuhë. Z.Basha sot është thjesht deputet i PD-së. T’i lëmë përrallat që ky bën betejën për PD dhe të tjerët për karrige. Vëllai im është një nga krenaritë më të mëdha që kam në jetë. Sulm i ulët i porositur nga një rrjet i ngushtë i Bashës. Nuk përbën asnjë shqetësim. Vëllai im është një nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria në fushën e energjisë së rinovueshme. Në vend që të përshëndetet dikush që kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij. Ka punuar për një vit si këshilltar ligjor, në momentin që unë u shpalla drejtues politik, ai u tërhoq nga ky post. Zoti Basha mund të shkojë të pyesë në sekretariatin e ambasadës për të vërtetuar këto që them. Edhe pse pati këmbëngulje të vazhdonte, ai dha dorëheqjen. Ai vijon jetën e tij private dhe nuk ka asnjë lidhje politike.

I kemi dhënë një afat që duhet të ishte një përgatitje morale që ta kuptojë se nuk mundet të vazhdojë më çmendurinë politike. Z.Basha është shkarkuar me mbi 4000 vota. Në referendumin e datës 18 votuat rreth 44 mijë anëtarë për shkarkimin e Bashës. Ne sot kemi kryer një akt formal. Do ketë kohë deri në datë 5. Më pas anëtarësia do të veprojë si përmbarimor. Ai vazhdon marrëzinë e tij. Nuk e kuptoj si mundet nje person arrin në atë pikë. Do të hyjë në histori si i vetmi kryetar partie që ka shkarkuar më shumë se sa ka thithur në parti. Vijon të shkojë nga gabimi në gabim. Nuk i vlen kjo gjë as asaj trashëgimie sado të vogël që mund të lërë në atë parti. Ka qenë tërësisht i gabuar në vendimmarrjen që ka bërë. Ne mesin e vitit 2022 do të jetë vetëm kujtim i keq për demokratët. Më vjen keq që nuk ka pjekurinë e dikurshme të 30 vjeçarve të FRESH që kur kishin kriza i zgjidhnin me anëtarësisnë. Nuk e di sa herë duhet të humbasë zoti Basha që të largohet. Nuk ka asgjë personale ketu. Në një vend demokratik të jetë ky standard i denjë për Korenë e Veriut. Do të doja shumë që viti 2022 ti gjejë demokratët sërish në protestë, në sheshet e betejave. Basha nuk del dot nga zyra. I kishte dhënë porosi deputetëve të dalin për takime. Të dali mo t’i takojë, t’i pyesë dhe të shohë gjendjen.

Ka një problem në skenen e politikës shqiptare. Është investuar që të rinjtë të mos i afrohen partive. Të jenë ata persona që votojnë qorrazi, të jenë ata që nuk kritikojnë lidershipin e partisë. Unë për fat të mirë nuk i përkas këtij lloj brumi politikanësh. Do të ishte shumë e nxituar nga ana ime të flas për amnbiciet e mia kur PD sot është në gjendje kaq të vështirë. Komisioni i Rithemelimit pasqyron të gjitha karrierat e PD-së. Ambicia e vetme që duhet të kemi sot është bashkimi kundër Ramës, sepse shteti ka rënë. Rama thotë ‘fajin për gjithçka e ka Saliu’.

/b.h

Next Post
FOTO/ Zgjidhje origjinale: Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës

FOTO/ Zgjidhje origjinale: Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In