• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të hetojë SPAK-u ‘peshqit e mëdhenj’? Manja: PD-ja e ka deklaruar me zë e figurë që do e zhbëjë

by Ardit Rada
18/03/2021 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ishte i ftuari i radhës në studion e emisionit “FrontLine”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Gjatë bisedës në studio, Manja u ndal tek Reforma në Drejtësi dhe rolin e SPAK-ut. Ai tha se aktualisht kjo strukturë po punon e qetë dhe sipas deputetit shpejt mund të kemi rezultatet e para.

Manja shtoi më tej, se sipas tij, PD e ka deklaruar me zë dhe figurë që do e zhbëjnë Reformën në Drejtësi, e kjo sipas deputetit socialist, është një shenjë që drejtësia po vepron.

Përse parlamenti do të vijojë edhe pas zgjedhjeve, puna nuk do të ndërpritet dhe do të kemi rikthim të seancave plenare?

Ulsi Manja: Komisioni i ligjeve që unë drejtoj caktoi datat deri më 9 prill. Do të ketë një ndërprerje të parlamentit për shkak të fushatës zgjedhore, por parlamenti do të mblidhet edhe pas zgjedhjeve të prillit, të paktën deri më 9 korrik. Nuk do të ketë shpërndarje të parlamentit. Do të ishte absurde që parlamenti të mos funksiononte nga prilli deri në shtator. Parlamenti është zemra në një sistem demokratik.

Reforma Drejtësi është mbështetur që nga 2016, pse po rishikohet?

Ulsi Manja: Sot komisioni i ligjeve dhe parlamenti do të miratojnë disa shtesa. Janë 10 projektligji që po diskutohen, këto ndryshime janë diskutuar dhe propozuar me institucionet e reja në drejtësi. Janë shtesa dhe ndryshime synohet të eliminohet sistemi i drejtësisë për shkak të rënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të Vettingut. Synohet të lehtësohet paksa dhe procesi i SPAK-ut. SPAK-u sot është struktura që heton korrupsionit në të gjitha shkallët.

Kuvendi ka tentuar të fusë prapë duart në Reformën në Drejtësi. Pse po bëhen këto ndryshime. Vettingu ka qenë një nga ndryshimet që kanë kaluar sot?

Ulsi Manja: Dua të jem i qartë, nuk po fut duart Kuvendi në ligjet e Reformës në Drejtësi. Sepse e kemi deklaruar se në këtë reformë jemi bashkautorë me BE dhe ndërkombëtarët. Janë konsultuar këto ndryshime me Këshillin e Lartë Gjyqësor, pra është marrë mendimi i të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë, ndryshimet kanë qenë kërkesë e këtyre institucioneve. Janë tre vite që këto institucione po punojnë me ligjet. Por nuk ka lidhje fare me zgjedhjet e prillit. SPAK-u duhet të merret për atë që u konceptua.

Sa e ka bërë SPAK-u detyrën deri më tani?

Ulsi Manja: Makineria e sistemit të re të drejtësisë kanë nisur të lëvizin lirshëm. Edhe SPAK-u është në punë sot që flasim, edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. SPAK-u ka nisur me gjëra konkrete, është e nevojshme që edhe në dyert e drejtësisë të kemi goditje në nivele të larta.

Shqiptarët duhet të dinë kush janë zyrtarët e korruptuar?

Ulsi Manja: Prokuroria është një program i pavarur, po heton, ka çështje që janë në hetim dhe duhet të priten përgjigjet konkrete. Pas kësaj reforme qytetarët shqiptarë presin diçka konkrete, sepse ligjet i miratuam, kjo mazhorancë ka dhënë suportin e duhur financiar. Por fakti që edhe në zgjedhjet e prillit reforma në sistemin e drejtësisë do të jetë kali i betejës mes dy kampeve. Pala tjetër e ka deklaruar me zë dhe figurë që nëse do të kenë votën e shqiptarëve më 25 prill, kanë thënë zhbërjen e reformës. Kjo më lë të besoj se drejtësia e re në veprim ka filluar të dhurojë rezultate konkrete mbi politikën, por jo vetëm. Ata kanë thënë nëse do të vijmë në pushtet do e rishikojmë reformën në drejtësi, sepse sipas tyre nuk është, por quhet Ramaforma. Në këtë reformë kushtetuese jemi bashkëpunëtorë me SHBA. Pala tjetër, e ka deklaruar nëse do të vijmë në pushtet, larg qoftë, të rrinë të qetë ku janë.

 

Next Post
Kushtetuesja merr vendim, Qeveria detyrohet të shpallë deri kur zgjasin kufizimet

Kushtetuesja merr vendim, Qeveria detyrohet të shpallë deri kur zgjasin kufizimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In