Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është pyetur nëse do të ndërhyjë SPAK-u ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar procesin e vetingut.
“Është e qartë tashmë. Vetingu është një proces hetimi administrative në tre komponentë, në pasuri, figurë dhe integritetin profesional.
Por absolutisht asnjë subjekt i larguar nga ligji i ventingut nuk mund të përjashtohet nga ndjekja penale.
Pra të gjitha këto subjekte janë zbuluar përpara hetimit dhe ndjekjes penale nga ana e SPAK-ut. SPAK-u i ka duart e lira për të hetuar këdo nga këto subjekte”.
/a.r