• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të dalë Berisha nga shtëpia për t’iu bashkuar protestës së 20 shkurtit?

by A R
19/02/2024 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luçiano Boçi foli në emsionin “7pa5” lidhur me protestën e 20 shkurtit të organizuar nga opozita. Ai theksoi se protesta mbart revoltën qytetare mbi keqqeverisjen e mazhorancës.

“Është një protestë që në radhë të parë ka kauza qytetare, të mungesës së sigurisë, shëndetësisë, cilësisë në arsim, sigurisë sociale, të korrupsionit galopant, shpopullimit të popullsisë, sikundër ka edhe kauza politike”, tha ai.

Por, a do të marrë pjesë Berisha në këtë protestë?

“Unë vërtetë jam pjesë e zbulimit të këtyre kurioziteteve, duke qenë pjesë drejtuese e PD, por në ligjërimin tim politik nuk besoj që thelbësore dhe themelore është kurioziteti i vogël, ai që tërheq edhe vëmëndje”, tha ai duke kërkuar që fokusi duhet të jetë protesta dhe ftesa ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar asaj.

Ndonëse ende nuk dihet forma, Boçi njoftoi se nuk do të mungojë një komunikim i ish-liderit historik të PD, Sali Berisha, me qytetarët.

“Ka një moment shumë të rëndësishëm, vetë demokratët e duan zotin Berisha të jetë prezent fizikisht aty dhe kjo varet nga dinamika e protestës, por e rëndësishme është në fund fare që do të ketë një komunikim të zotit Berisha me qytetarët”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Boçi theksoi se ribashkimi i opozitës është real dhe do të japë frytet e saj.

“Ky bashkim është real sepse ky bashkim ka ekzistuar edhe para momentit të realizimit të tij, ka ekzistuar përmes aksionit që opozita ka bërë në parlament, por ka qenë një opozitë e bashkuar parlamentare. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes opozita nuk është vetëm parlamentare, por është ekstra-parlamentare”, tha ai duke nënvizuar se kjo marrëveshje krijon fdederatën e opozitës së bashkuar, ku maksimalizohet forca e saj. “Aleancat janë ato që përcaktojnë edhe faktet e zgjedhjeve, edhe pse Rama ka bërë një ndërhyrje brutale në kodin zgjedhor dhe nuk lejon koalicionet”, shtoi ai.

Sipas tij, ky ribashkim vjen për shkak të kauzës dhe misionit të përbashkët të të gjithë opozitës.

“Sot jemi para një realiteti bashkimi të opozitës, jo  vetëm për hir të atyre 500 mijë-600 mijë votave, sepse është opozita e bashkuar. Ky është një bashkim në bazë të zhvillimeve politike. Ndjehet opozita në tërësinë e saj e sulmuar, sepse nëse nisemi nga mënyra se si ka vepruar drejtësia, sot krerët e opozitës mbahen nën hetim, në hetime të gjata, pikërisht nga sistemi i drejtësi që ne e kemi faktuar që është një zgjatim politik i PS”, tha ai.

/a.r

Next Post
EMRAT/ Plagosi me thikë 55-vjeçarin në Kavajë, arrestohet pas disa orësh i riu

Plagosi fqinjin për parkimin, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In