Gjatë këtyre ditëve, temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta dhe kështu do të mbeten deri në natën e fundvitit.
Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani deklaroi se nata e Vitit të Ri do të jetë e acartë sepse temperaturat do të zbresin në vlera minimale.
“Kushtet atmosferike do karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore, por do të kemi edhe reshje dëbore.
Sa i përket natës së Vitit të Ri temperaturat do të jenë në vlera minimale, me minus. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët”, tha meteorologu.
Për këtë arsye, disa qytete të Shqipërisë, kryesisht zonat malore mund të zbardhen gjatë ndërrimit të viteve.
/a.r










