• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të bëhet trajner i Kombëtares? Cana përgjigjet në mediat franceze

by A R
16/03/2019 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tirana, ku po banon prej fundit të karrierës së tij si futbollist, Lorik Cana, 35 vjeç, ka folur për gazetën franceze “Le Parisien”. Ai spikati fillimisht te PSG, pastaj u bë kapiten në Marsejë, në mes të viteve 2000, para se të provonte të luante edhe në Angli, Turqi e Itali.

Ish-kapiteni rekordmen i kombëtares sonë kuqezi është një bashkëbisedues legjitim për mediat franceze, në prag të “El Clasico” së Ligue 1, PSG-OM, që do të luhet të dielën, në orën 21:00. Me interes për lexuesin shqiptar është qasja e tij në raport me të ardhmen e tij në futboll dhe me ngjyrat kuqezi. Pyetjes se çfarë ka bërë pas pensionimit, mbas “Euro 2016”, Lorik Cana i është përgjigjur:

”Kam krijuar dhe po drejtoj një fondacion me interes publik, Lorik Cana 5, për të promovuar sportin dhe kulturën te fëmijët e disa kopshteve në Tiranë. Dua t’i ndihmoj ata të rriten duke praktikuar aktivitete sportive, duke u ofruar infrastrukturë. Ky projekt është i rëndësishëm për mua. Do të prekë, deri në fund të vitit 2019, një mijë të rinj. Futbolli më dha gjithçka. Është detyra ime për ta ndihmuar gjeneratën e re”. 

Gazetari francez e pyet ish-kapitenin e Shqipërisë nëse mund ta shohim një ditë në krye të kuqezinjve si trajner. Cana nuk është fort i drejtpërdrejtë, por nuk është në dëshirat e tij ky profesion: “Shumë njerëz në Shqipëri më lidhin me këtë pozicion, çka më impresionon. Nuk më tërheq më shumë se kaq… Duhet të dëgjoj zemrën time dhe t’u përgjigjem dëshirave të mia. Ne kurrë nuk e parashikojmë dot të ardhmen, por sot për sot synoj një karrierë si drejtues”. 

Në fakt, Loriku e ka pohuar edhe më parë se nuk e sheh veten si trajner, një profesion me shumë stres të përditshëm, por ndoshta si menaxher, drejtor sportiv, por edhe president i ndonjë klubi, që mund ta blejë në të ardhmen.

Next Post
VIDEO / Avioni rrëzohet në autostradë, kamioni ‘shpëton për një fije’

VIDEO / Avioni rrëzohet në autostradë, kamioni 'shpëton për një fije'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In