• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A do të bëhet Shqipëria, Greqia e re?”, Rama replikon me gazetarin izraelit: Ne do të jemi të pakrahasueshëm

by A R
03/03/2025 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria turistike do të jetë një vend i pakrahasueshëm për turistët që do të zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.

Në një panel diskutimi në Panairin e Turizmit në Berlin, Kryeministri tha se Shqipëria ka edhe më shumë se sa Zvicra sa i përket bukurive natyrore.

“Shqipëria ka për këdo një vend, është një vend shumë i vogël, por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm. Kemi atë çfarë ka Zvicra, por imagjinojeni sikur në Zvicër të kishit atë çfarë ka Mesdheu. Do të ishit të pakrahasueshëm. Ne do të jemi të pakrahasueshëm, sepse kemi Zvicrën, Mesdheun, kemi gjithçka që do një qenie njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër, 28 mijë kilometra, por me larminë më të madhe, kemi 2 dete, 9 lumenj, shumë male, shumë lugina, shumë liqene, dhe si qershia mbi tortë kemi shqiptarët. Dhe nuk jemi të mërzitshëm asnjëherë si zviceranët”.

Por, një gazetar izraelit në panel pyeti Kryeministrin Rama: “Izraeli në fakt është i dashuruar me Greqinë. A do të bëhet Shqipëria, Greqia e re? Dhe nëse është kështu, si do t’i zhvendosni turistët nga atje në vendin tuaj”?

Kreu i qeverisë shqiptare tha se turistët izraelitë në Shqipëri do të ndihen si Zot.

“Ne nuk ankohemi që të tjerë janë në dashuri me të tjerë. por ju duhet ta dini se ne, Shqipëria, ishim i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që kishim më shumë hebrenj se sa përpara saj dhe kemi një bilanc tejet të pastër pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve. Shqipërisë i është dhënë statusi “e drejtë mes kombesh”.

Në Kushtetutën tonë, në të drejtën tonë zakonore të parë, kemi një fjalë të rëndësishme: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.

Nëse doni të ndiheni siç ndihet Zoti ejani në Shqipëri, nëse doni të shkoni në një vend ku mendoni se shoferët e taksive janë perëndi, shkoni në Greqi. Pres me padurim që të kemi sa më shumë hebrenj në Shqipëri. Eja në Shqipëri dhe do të keni gjithçka keni në Greqi edhe me shumë pluse të tjera”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Next Post
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Kuvendi i Lezhës dhe konteksti aktual gjeopolitik i shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In