• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do ta shkarkojë Trump, Sekretarin Tillerson dhe kush mund ta zëvendësojë

by Java News
01/12/2017 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miq me siguri që nuk mund të bëhen më presidenti i SHBA-së dhe ministri i tij i Jashtëm. Raportet mes tyre janë tronditur dhe çdo ditë pritet largimi i kryediplomatit. Një gazetë ka dijeni edhe për arsyet përse.

Gazeta “New York Times” njofton për mendimet që po peshohen në Shtëpinë e Bardhë, për ta shkarkuar ministrin e Jashtëm të padëshiruar. Kjo gazetë duke iu referuar përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë, shkruan se Rex Tillerson brenda pak javësh mund të zëvendësohet nga drejtori i CIA-s  Mike Pompeo.

Shefi i ri i shërbimit sekret, sipas këtyre njoftimeve, pritet të bëhet senatori republikan Tom Cotton. Këtë plan e ka hartuar John Kelly. Është ende jo e qartë, nëse presidenti Donald Trump e ka miratuar këtë përfundimisht.

E qartë është sidoqoftë, e për këdo evidente, se Trump do ta heqë qafe sa më parë ministrin e Jashtëm. “Unë jam i vetmi, prej nga varet kjo”, tha presidenti në fillim të muajit për shefin e Departamentit të Shtetit. Jam i pakënaqur, që disa në Ministrinë e Jashtme nuk e mëbshtesin politikën time të jashtme, u ankua Trump në një intervistë për kanalin më të preferuar të tij Fox News, “sepse tek e fundit unë e përcaktoj politikën”.

I pyetur nëse ai do ta lë në post Tillersonin deri në fund të mandatit, ai u përgjigj: “Do ta shohim. Nuk e di.”

Tensionet mes Trumpit dhe ish-menaxherit të naftës Tillerson kohët e fundit janë bërë evidente. Të dy politikanët kanë qendrime të ndryshme lidhur me një sërë temash të politikës së jashtme.

Ministri i Jashtëm brenda qeverisë po kthehet dita ditës në një lloj lojtari kundërshtar të presidentit. Tillerson në tetor në prani të të tjerëve e ka quajtur Trumpin “kokëtul”. Përgënjeshtrimi i kësaj u bë me gjysmëzëri. Trump si rrjedhojë e sfidoi Tillersonin për një test inteligjence.

Sidoqoftë Tillerson ia doli që SHBA-ja të mos tërhiqet nga marrëveshja atomike me Iranin. Bashkëpunëtorët e tij thonë, që ministri do patjetër ta mbyllë këtë vit kalendarik në detyrë, për të ruajtur dinjitetitn e tij.

Nëse ai shkarkohet, do të ishte i pari ministër i Jashtëm në historinë 120 vjeçare të SHBA-së që shkarkohet kaq shpejt nga posti.(DW)

Next Post
FOTOLAJM/ Pema bllokon rrugën në Cukë të Sarandës

FOTOLAJM/ Pema bllokon rrugën në Cukë të Sarandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In