• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta fusë Rama në burg Ilir Metën? Ja deklarata e fortë e Blushit

by A R
08/09/2016 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Ben Blushi i është rikthyer sërish kritikave ndaj qeverisë Rama. Ai foli edhe për marrëdhënien Rama-Meta, duke bërë edhe një diversion mbi mundësinë sipas tij që Rama kërkon të fusë në burg Ilir Metën. Kjo çështje është përfolur më tepër si diversion në disa media pranë opozitës, por ja deklarata që dha Blushi:

“Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky nuk është më problemi im”, tha deputeti Blushi.

Ai analizoi 1 mijë ditët e qeverisjes së Ramës duke folur me kritika për disa sektorë. Ai tha se rama mbajti premtimin për të futur njerëzit në burg. Sipas tij, Rama nxori nga burgu shokët e tij, deputetë që kanë vrarë e përdhunuar.

“Janë 1 mijë ditë pushtet. Ja si ndahen: 100 ditë selfie, 200 ditë në avion, 300 ditë në stadium, 400 ditë në burg. Këtë pikën e fundit do tua shpjegoj. Edi Rama u mor shumë me burgjet. Sa erdhi në pushtet pjesën më të madhe të këtyre 400 ditëve ua dedikoi burgjeve. E mbani mend kur thoshte burg, burg, burg? Ai mbajti premtimin për të futur njerëzit në burg. Por një pjesë të madhe të kësaj kohe nuk e përdori vetëm për të futur njerëz në burg, por edhe për të nxjerrë njerëz nga burgu. Nxori shumë deputetë, shok të tij nga burgu. I nxori pasi vranë dhe përdhunuan. Sa erdhën këtu për të votuar Reformën në Drejtësi”, tha Blushi në Parlament.

Më tej ai tha se në këto tre vite, ishte premtuar rritje ekonomike 5%, por sot është vetëm 2.5%.

Blushi tha gjithashtu se në këto vite qeverisje, nuk janë hapur 300 mijë vende pune sa ç’u premtuan.

Pjesë nga fjalimi:

Propozimi që vjen sot nga Qeveria krijon dyshime të forta. Rritja ekonomike do jetë shumë e vogël. Ekspertët e ndeshëm të qeverisë kanë 3 vjet që më kundërshtojnë. Në fillim thanë se do ta mbyllim mandatin me 5% rritje. Ka mbetur edhe 1 vit nga skadimi i mandatit të kësaj qeverie dhe jemi 2.5%, pra sa gjysma e parashikuar. Nuk kam shpresë që ky vit mbyllet me 3% rritje, por edhe nëse ndodh kjo është e papërfillshme.

Meqë jemi sot në 3 vjet mandat, 1 mijë ditë qeverie, është koha të bëjmë bilancin. Disa javë më parë kur ndodhi referendumi në Angli kam ndjekur qindra mijëra komente që iu bënë punës së tij. Dikush nga deputetët e tij konservator tha “ky njeri që sot iku nga puna do mbahet mend se krijoi miliona vende pune për Britaninë”. A mund të thuhet sot kjo për ju? Dëgjova para ca ditësh një parazit të Rilindjes dhe i tha: në 3 vjet kemi mbajtur premtimin për 300 mijë vende pune. Në qoftë se kjo është e vërtetë është sepse keni hapur më shumë vende pune jashtë Shqipërisë sesa brenda.

Ka apo nuk ka varfëri në Shqipëri? Kjo është një temë për të cilën Rilindja është alergjike. Rilindja mendon se varfëria nuk ekziston. Sa shqiptarë sot fitojnë më shumë se nga dita që kemi ardhur në pushtet? Sa më e lehtë është të përballosh kostot e jetesës, sa të varfër keni nxjerrë nga varfëria?

Blushi akuzoi qeverinë për temën sipas tij tabu për Rilindjen, atë të varfërisë. ”Ua them unë sa është varfëria, 400 mijë shqiptarë jetojmë me 400 lekë. Ky është tregues i dhimbshëm që asnjë ditë se keni kuruar varfërinë”.

Arsimi

Arsimi, nuk është për të qeshur, është ankth dhe çudi se të gjithë ministrat folën për arsimin, vetëm ministrja e Arsimit nuk foli. Nuk foli ministrja e Arsimit, se ka vetëm një hall se si të mos flasë se bën një gafë më të madhe se c’bëri me kriterin. Nga ky sistem kam kuptuar se fëmijë të Shqipërisë nuk shkojnë në shkollë për shkak të dijes, po për shkak të aplikimit, për ata që mësuan dhe morën rezultate të mira ata penalizohen se ministria ndryshoi teknikën e hyrjes në shkolla të larta. Rilindja nuk e korrekton këtë se nuk e ka në natyrë, por si ka mundësi që në cdo vend të botës qeveria përpiqet të fusë sa më shumë njerëz në shkolla, këtu po bëhet çmos të futen sa më pak.

Është tipike kjo mënyrë e sjelljes së rilindjes se ajo të penalizon për atë që di dhe të favorizon për atë që dukesh.

Kultura

Dëgjova ministren e Kulturës që foli këtu si të ishte ndërtimtare, por ne flasim për politika, ka folur për ndonjë politikë ministrja e Kulturës? Foli për shifra, nuk ka nevojë për ministre Kulture, se atë e bën bashkia, pse duhen kaq shumë ministri? A ka politikë kulturore, po vetëm shifra, këtë e bën bashkia,  po nejse..

Ndërtimtaria  

Kalojmë te ndërtimtaria se e mbani fushë të shquar ju të Rilindjes, nuk mund të mos qesh, ka bërë një çudi Rilindja ka krijuar më shumë kilometra filma që shfaqin sukseset sesa rrugë, kam shkuar në aktivitete para shumë kohësh se tani nuk shkoj më dhe filmi për rrugën ishte më i gjatë se vetë rruga.

Ka më shumë para për sukseset e rrugëve se vetë rrugët. Në komisionin e Jashtëm erdhi përfaqësuesi  i Transporteve dhe e pyetëm për rrugën e Elbasanit, e pyetëm sepse në 2014 erdhi dikush dhe tha se mbaron në fund të 2014, tani asnjë km më shumë nuk është bërë, e vë bast se deri në 2017 nuk ka për të përfunduar se nuk punohet.

A ka Rilindja ndonjë gjë të mirë në 3 vjet? Ka bërë një gjë: ka një vokacion për të krijuar evokacion. Evokacion do të thotë të krijosh apo të thërrasësh një fantazëm. E thërret fantazmën e Saliut edhe sot, sa herë që i do qejfi, ditën, natën, në drekë, në Shkodër, në Dibër. Edhe Saliu siç e dini ju, si njeri i papërtuar, shpafet. Del nga hija e vetë dhe vjen këtu dhe u ndihmon ju. Ky është kthyer në ritual në këtë Parlament. Ka për të ndodhur kjo deri ditën e zgjedhjeve dhe kjo nuk ka zgjidhje. Rilindja s’ka për të hequr dorë, as Saliu.

Ju jap një mendim tjetër çfarë keni bërë këto 3 vjet. E keni dëgjuar ndonjëherë Ramën të flasë për rrogat, për pensionet, për papunësinë? Ky flet për çfarë të duash, për të gjitha krizat ekonomike në Botë, për grushtin e shtetit në Turqi, për librat e të mëdhenjve që boton në Tiranë. Ekonomia nuk është për Edi Ramën. Po u jap një statistikë që të bindeni./a.m.

Next Post
VIDEO/ Gruaja shokon pasagjerët, zhvishet e tëra në autobus

VIDEO/ Gruaja shokon pasagjerët, zhvishet e tëra në autobus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In