• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqe? Rastet (shumë të diskutueshme) të Kissinger dhe Obama 

by Os De
09/10/2025 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja ku jemi. Nesër herët në mëngjes (sipas orës evropiane) do të mësojmë emrin e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe 2025. Nga të gjithë çmimet Nobel, ky është për politikën, prandaj është gjithmonë ai që ngjall më shumë debate. Këtë vit, njoftimi nga Oslo është paraprirë madje nga polemika të parakohshme mbi besueshmërinë apo absurditetin e një kandidature të Donald Trump-it. 

Mund të gaboj, por personalisht e konsideroj pak të mundshme që komiteti i Oslos, i caktuar nga Parlamenti norvegjez, të dëshirojë të shpërblejë një figurë kaq kontradiktore  dhe të rrethuar nga aq shumë armiqësi në Evropë si Trump. Megjithatë, krahas ironive të lehta për “The Donald”, duhet të shoqërohen edhe kritika po aq të ashpra për të kaluarën. Sa presidentë amerikanë e kanë marrë këtë nderim për merita shumë të diskutueshme? 

Që nga fillimi i shekullit XX (i quajtur edhe “Shekulli Amerikan”) e deri më sot, katër presidentë të Shteteve të Bashkuara  plus një nënpresident ambientalist dhe një sekretar shteti që u bë simbol i realpolitik-ës kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe. Në secilin prej këtyre rasteve është interesante të kujtohen si arsyet e çmimit, ashtu edhe kundërshtitë. 

Theodore Roosevelt (1906). U shpërblye për ndërmjetësimin e tij në përfundimin e luftës ruso-japoneze (Traktati i Portsmouth-it, 1905), një negociatë që i dha fund njërës prej konflikteve më të përgjakshme të kohës dhe që shënoi hyrjen e SHBA-së në skenën ndërkombëtare si një fuqi diplomatike globale. Teddy Roosevelt ishte presidenti i parë amerikan që fitoi një Nobel. Suksesi i tij diplomatik bëri që bota të besonte se Amerika në ngritje mund të zëvendësonte fuqitë e vjetra evropiane në rolin e arbitrit ndërkombëtar. Ai mishëronte besimin progresist që synonte të “civilizonte botën” përmes ndërhyrjes morale. 

Por imazhi i tij si paqebërës përplaset me realitetin e Big Stick: Roosevelt e përmblidhte vizionin e tij për diplomacinë me frazën e famshme “Flet butë, por mbaj një shkop të madh në dorë” (dmth. gjuha pajtuese duhet shoqëruar me besueshmërinë e një fuqie ushtarake të fortë). Ndërmjetësi i paqes ishte gjithashtu presidenti më përfaqësues i ekspansionizmit amerikan, i ndërtimit të Kanalit të Panamasë, i luftërave koloniale dhe i pushtimit të Kubës e Filipineve. 

Woodrow Wilson (1919). U shpërblye për rolin e tij në themelimin e Lidhjes së Kombeve, pararendësja e OKB-së, përpjekja e parë për të krijuar një organizatë shumëpalëshe për paqen pas Luftës së Parë Botërore. Wilson-i teorizoi një rend të ri botëror të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe vetëvendosjen e popujve. Ai ishte udhëheqësi i internacionalizmit progresist amerikan. Por dështoi menjëherë në zbatim: Lidhja e Kombeve u themelua pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, pasi Senati amerikan refuzoi të ratifikonte anëtarësimin. 

Henry Kissinger (1973), nuk ishte president, por ndikimi i tij në politikën e jashtme të Richard Nixon-it e vuri sekretarin e shtetit në të njëjtin nivel. Ai u shpërblye bashkë me vietnamezin e veriut Le Duc Tho për marrëveshjet e Parisit që i dhanë fund luftës së Vietnamit. Kissinger udhëhoqi realpolitik-ën amerikane (diplomacinë e bazuar në realizëm) në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ai ishte gjithashtu arkitekti i dialogut me Kinën komuniste të Mao Zedongut. Ky ishte një nga çmimet Nobel më të kontestuara në histori: marrëveshjet e Parisit nuk sollën një paqe të qëndrueshme vetëm disa muaj më vonë konflikti shpërtheu sërish. Le Duc Tho e refuzoi çmimin, duke e quajtur “një farsë”. Kissinger mbeti i lidhur me bombardimet në Kamboxhia dhe Laos, si dhe me mbështetjen e grushtit të shtetit në Kili. 

Jimmy Carter (2002). Çmimi i vjen më shumë se njëzet vjet pas presidencës së tij. Ndërkohë, ai kishte krijuar Carter Center, një qendër e përkushtuar ndaj ndërmjetësimeve, monitorimeve zgjedhore dhe luftës kundër sëmundjeve në Afrikë. Gjatë mandatit të tij (1977–1981), Carter kishte ndërmjetësuar marrëveshjen historike të Camp David mes Egjiptit dhe Izraelit, duke hapur një periudhë paqeje në Lindjen e Mesme. Por Nobeli i vitit 2002 ishte gjithashtu një gjest politik kundër Bush-it, në kulmin e “luftës kundër terrorizmit”. Kundërshtarët e tij e akuzuan për moralizëm naiv dhe rezultate të dobëta gjatë presidencës: kriza e pengjeve në Iran kishte shënuar fundin e karrierës së tij politike. 

Al Gore (2007). U shpërblye bashkë me IPCC-në (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, një organizëm shkencor i OKB-së). Ish-zv.president i Bill Clinton-it, i mundur nga George Bush në zgjedhjet e vitit 2000, Gore u rikrijua si zë global i luftës kundër ngrohjes globale. Dokumentari i tij An Inconvenient Truth (Një e vërtetë e pakëndshme) lidhi çështjen e klimës me sigurinë dhe paqen. Komiteti i Oslos u akuzua për aktivizëm të tepruar politik dhe për “shpërblim të qëllimeve” më shumë se të rezultateve. Disa shkencëtarë vunë në dukje se filmi i Gore-it përmbante thjeshtëzime dhe parashikime të diskutueshme; një gjykatë britanike evidentoi nëntë gabime interpretimi. Kundërshtarët e akuzuan për hipokrizi, për shkak të konsumit të lartë të energjisë (udhëtonte me avion privat) dhe për interesat e tij financiare në fondet “të gjelbra”. Shumëkush e pa edhe atë Nobel si një gjest kundër Bush-it, i cili nuk pranoi të nënshkruante Protokollin e Kiotos. 

Barack Obama (2009). “Për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit midis popujve.” Çmimi iu dha vetëm nëntë muaj pas marrjes së detyrës si president. Për komitetin norvegjez, Obama përfaqësonte një Amerikë që kërkonte të pajtohej me botën pas viteve të Bush-it dhe luftës në Irak. Nobeli synonte të shpërblente kthimin tek multilateralizmi, afrimin me botën islame dhe premtimin për çarmatim bërthamor. Por u prit me shumë skepticizëm. Obama e mori çmimin ndërsa trupat amerikane luftonin në Afganistan dhe dronët godisnin në Pakistan e Jemen. Vetë presidenti pranoi se nuk e meritonte… ende. Në vitet pasuese, ai autorizoi fushata ushtarake në Libi e Siri dhe të ashtuquajturat “ekzekutime jashtëgjyqësore” (vrasje të të dyshuarve si xhihadistë me dronë dhe raketa, pa gjyq, në vende me të cilat Amerika nuk ishte në luftë). 

Një vlerësim kritik i këtyre çmimeve të kaluara mund t’i reduktojë ato, me një cinizëm ekstrem, në një lloj konkursi bukurie ku juria është një panel gjeopolitik: fituesi del ai që gëzon më shumë popullaritet, kryesisht në qarqet evropiane. Por nëse do të fitonte Trump, shpërblimi do të thyente pa asnjë dyshim të gjitha rekordet e polemikave të mëparshme – përfshirë edhe atë të Kissinger-it…/Corriere della Sera 

 

 

  

Next Post
Traileri pëson defekt/ Bllokohen automjetet në tunelin e unazës veriore (VIDEO)

Traileri pëson defekt/ Bllokohen automjetet në tunelin e unazës veriore (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
“U ulëm në tavolinë me hajdutin”, Kalaja kundër Berishës: Goditje për demokratët

Kalaja akuza Berishës: Po mbështet për Avokat të Popullit atë që paguhet nga Soros

December 8, 2025
Kush u fut dhe kush mbeti jashtë listave në zgjedhjet e Kosovës?

Kush u fut dhe kush mbeti jashtë listave në zgjedhjet e Kosovës?

December 8, 2025
“Elita e pas ’90 u formua në regjimin komunit”, Cara: PD-së iu bashkuan studentët protestues

“Elita e pas ’90 u formua në regjimin komunit”, Cara: PD-së iu bashkuan studentët protestues

December 8, 2025
Zelensky hedh poshtë lëshimet territoriale të Ukrainës: Nuk futet aspak në planin e paqes

Zelensky hedh poshtë lëshimet territoriale të Ukrainës: Nuk futet aspak në planin e paqes

December 8, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Azem Hajdari tha se…”, Meçe: Emri “Parti Demokratike” u la nga Berisha, erdhi dhe Rama…

December 8, 2025
Çupi: Dhuna, kulturë e vjetër e PD. S’dalin më në shesh sepse s’kanë mbështetje

35 vite pluralizëm, Çupi kujton fjalët që i tha Berisha: Mesa duket Partia Demokratike, vdiq sonte

December 8, 2025
Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

December 8, 2025
Shokuese/ Njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara! Ulërima, frikë e thirrje për ndihmë (VIDEO)

Shokuese/ Njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara! Ulërima, frikë e thirrje për ndihmë (VIDEO)

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In