• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do shkojmë drejt përplasjes tregtare SHBA-Gjermani me administratën e Trump?

by A R
26/11/2016 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Marrëdhëniet ndëratlantike, të nënvizuara si jetike për sigurinë e Europës, por edhe si paradigmë de facto e asaj që njihet si Arkitektura e Sigurisë Ndërkombëtare, duket se kalon aktualisht në provën e saj më të madhe. Ajo konsiston në raportet me Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që gjatë Luftës së Ftohtë prevalonte në aspektin ushtarak fërkimet ekonomike.
Këto të fundit pritet të marrin peshë me presidentin e ri amerikan, Donald Trump, i cili ka patur si artikulim konstant një lloj viktimizimi ekonomik të SHBA-së në favor të aleatëve të saj, por edhe për avantazh të vendeve si Kina.
Në një analizë publikuar në revistën “Der Spiegel”, vihet theksi pikërisht te kjo përballje, që vendos Gjermaninë përballë SHBA-së në interesat tregtare.
“Qeveria gjermane është e shqetësuar se mund të vijë në vëmendje të Trump njësoj si Kina“, shkruan autori Christian Reiermann.
“Ka shumë arsye për këtë. Surplusi gjerman nuk ka qenë asnjëherë më i lartë se këtë vit dhe asnjëherë më parë ky surplus nuk ka përfaqësur si tani, një shpërndarje kaq domethënëse të prodhimit të brendshëm. Për t’i përkeqësuar gjërat është edhe fakti se SHBA-të janë konsumatori më i madh i eksporteve gjermane“, shton ai, duke sqaruar se çfarë është surplusi:
“Një përmasë e tillë surplusi(8-9% këtë vit) vjen kur një vend prodhon më shumë sesa konsumon dhe merr më shumë të ardhura nga jashtë sesa investon“.
çka do të thotë se në situatën aktuale, SHBA-të janë një lloj çelësi për stabilitetin ekonomik gjerman sa kohë konsumon më shumë nga të gjithë prodhimet gjermane. Kjo sjellje e Gjermanisë është parë përherë si problematike përderisa duke përmirësuar ekonominë e vet, Gjermani krijon probleme për të tjerët.
“Në vend se të blejë produkte nga jashtë, gjermanët preferojnë të kursejnë“, nënvizon autori.
Në Berlin kanë një argument për këtë: rënia e euros dhe çmimi i ulët i naftës. Për më tepër që vetëm “1% e surplusit të Gjermanisë është rezultat i vendimeve politike mbi të cilat ka kontroll Berlini zyrtar“.
“Pjesa më e madhe e surplusit është prodhim i tregut dhe vendimeve të aktorëve të tregut“, thonë në Berlin.
Mirëpo ky bum eksportesh po mban në këmbë një mirëqenie që mund të marrë goditje. Pasi është e qartë se ajo konkuron në mënyrë të pamëshirshme prodhimin në SHBA. Trump ka folur shpesh për rivalitetin e Kinës në këtë drejtim. Por Kina konkuron me krah të lirë pune dhe me kosto të ulëta investimi, një anë kjo që nxit investitorët amerikanë të largohen drejt këtij vendi, apo të ristrukturojnë drejtimin e sipërmarrjeve të tyre. Rasti i konkurencës në prodhimin e çelikut, që u trajtua me shqetësim pak muaj më parë është shumë i qartë në këtë drejtim.
Tjetër punë me Gjermaninë, e cila ngjan sikur plotëson efketin kinez në SHBA: nëse ekonomia kineze po heq investitorët amerikanë nga SHBA-ja, surplusi dhe eksporti gjerman po përmbyt tregun duke dekurajuar biznesin në SHBA. Kjo qasje i jep SHBA-së pamjen e një ekonomie që konsumon mallin e të tjerëve, çka është larg të vërtetës. Por shifrat duket se janë shqetësuese dhe siç thotë Reiermann, “çështja është a do të bjerë dakord Trump“./Respublica/a.m.
Next Post
Befason Perez, Ronaldo ynë meriton Topin e Artë

Befason Perez, Ronaldo ynë meriton Topin e Artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In