Në Maqedoni, sot pritet një takim i ri liderësh, megjithëse burime partiake theksojnë se një gjë e tillë nuk është precizuar akoma. Gruevski dhe Zaev as pas takimit të ndarë që patën disa ditë më parë nuk arritën t’i përafrojnë qëndrimet.
Koha e tërheqjes e kryeministrit Gruevski ,si dhe çështjet lidhur me ministrin e brendshëm dhe Prokurorit Publik, mbeten pikat më problematike në këto bisedime për të cilat palët nuk arrijnë dot kompromisin. Në një situatë të tillë, palët nuk kursejnë as akuzat e ndërsjella. Zaev sqaroi orët e fundit, se për disa linja të kuqe, LSDM-ja nuk lëshon pe.
Më herët, kryeministri Gruveski e akuzoi liderin e opozitës se përmes parashtrimit të kush teve të palogjikshme përpiqet të pengojë arritjen e marrëveshjes. Madje sipas Gruevskit, Zaevi duke e zgjatur periudhën e krizës politike dëshiron të dëmtojë edhe ekonominë e vendit, me qëllim që qytetarët të fillojnë të dëshpërohen nga VMRO-ja.









