• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?

by Ylli Pata
20/12/2024 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gjatë hartimit të korpusit ligjor të reformës në drejtësi, pati një diskutim të përgjithshm të politikës shqiptare, që të mos ketë superfuqi të prokurorisë së posaçme.

Tipit të asaj që i jepet gjyqtarëve të Kushtetueses apo Gjykatës së Lartë, që kanë mandate të mëdha.

Kjo u vu re që në diskutimet e para, e madje pati diskutime nga përfaqësues të PD-së dhe LSI-së në atë kohë për të kriuar të ashtuquajturin ekuilibër.

E bënte kjo një politikë shqiptare që për 30 vjet krijoj një kryeprokuror përbindësh që kishte në duart e tij të gjithë hapjen e çështjeve penale të mëdha ndaj krerëve të politikës, por që ishte totalisht i vaur nga politika.

Duket me një mjeshtëri, por dhe dinakëri negociate, konsulentët amerikanë të OPDAT-it, apo europianë të Euroaliusit, propozuan që kreu i prokurorisë speciale kundër krimit dhe korrupsionit të qëndronte 3 vjet në detyrë. Ndërkohë i gjithë korpusi i SPAK të ketë një mandat 9 vjeçar.

Logjika filozofike e kësaj zgjidhjeje ishte shumë demokratike dhe që qëndron në thelb të reformës në drejtësi. Ku nuk ka më kryeprokuror, por prokuror me fuqi të plotë për dosjen e tij që çon në gjykatë. Kreu i trupës është më shumë një fuqi organizative, logjistike, por dhe mbështetës i trupës së prokurorëve.

Nga ana tjetër, mandati i përkohshëm, sipas të gjitha gjasave nuk është bërë për ta lënë SPAK, përkatësisht prokurorët vetëm 9 vjet në detyrë, pasi është shumë pak puna e një insitucioni që t’i hyjë me qilizëm të paprekshmëve të një sistemi thuajse të blinduar abuzimi 30 vjeçar.

Sipas të gjitha gjasave, kjo ka ndodhur për 2 arsye; e para, amerikanët dhe europianët e kanë marrë parasysh rrezikun se kjo trupë mund të dështonte. Ka ndodhur edhe në vende më demokratike se ne si Rumania, ku Parlamenti rrëzoi homologun e SPAK, apo edhe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, këtu ka një mekanizëm që s’e ka asnjë vend, që është ONM, pra trupa ndërkombëtare e monitorimit që është institucion kushtetues. E që është një garanci për të qenë pran gjyqësorit të ri shqiptar.

Nisur nga kjo, ka qenë krejt e pritshme që do të kërkohej shtimi i mandatit nëse si i thonë fjalës “do të dilte djalë”. Që kështu ndodhi, jo thjesht me mandatin e Dumanit që i vuri vulën pandëshkueshmërisë, pore dhe me atë të Krajës që nisi punën sidomos në peshqit e mëdhenj të mafies dhe narkotrafikut shqiptar.

Jo më kot edhe Kraja, ashtu si Dumani që ka marrë një çmim në SHBA, ka marrë një të tillë nga Europa.

Tani, ky është fakt. SHBA kërkon të zgjatet edhe për 9 vjet mandati i trupës aktuale të SPAK-ut, të cilin e bëri publike zyrtari i lartë i SHBA, Alexander Kasanof. I cili pas qëndrimit publik, takoi Edi Ramën, ku sipas gjasave i ka bërë kërkesën zyrtare për ktë propozim.

Deri tani nuk kemi një qëndrim politik. Mazhoranca nuk ka dhënë një deklaratë, as opozita. Kemi vetëm disa sponda, por dukshme me spin të mbështetësve mediatikë të Sali Berishs dhe Ilir Metës.

Të cilët e refuzojnë fort këtë propozim. Por a do ta bëjë mazhoranca? Deri tani, PS nuk e ka votuar në Kuvend kërksën e vetë SPAK në kohn e Arben Krajës që të rinovohet mandati. Të paktën me qëndrim politik.

Por nëse mazhoranca del dhe e kundërshton hapur këtë propozim amerikan, edhe pse mund të lyhet e lahet me argumente, rrëzon një investim thuajse 13 vjeçar, e që është realisht shtylla që e ka mbajtur në pushtet shumicën e Edi Ramës.

Gjasat janë që PS në fund do ta pranojë, e madje ka edhe të dhëna brenda strukturave të mazhorancës që kjo çështje do të shtrohet në Komisionin Xhafa, i cili madje ftoi zyrtarisht SPAK të sjellë propozimet e veta. Por tani që këtë propozim e bëri SHBA, i takon komisionit që ta elaborojë.

Megjithatë mazhoranca aktuale nuk i ka votat për ta miratuar, i duhen deputetë nga opozita. Nëse PS e shtyn me taktikë për në Parlamentin e ardhshëm, i jep kundërshtarëve një armë me preçizion të lartë për ta riforcuar akuzën se do ta shënjestrojë SPAK.

Mazhoranca është pjesa politike më e dëmtuar nga hetimet e SPAK dhe megjithat ka qenë e prerë në logjikën që këtë ka dashur kur e ka ideuar e miratuar reformën në drejtësi.

Ndalimi tani, vetëm i heq pikë, e nuk ka gjasa që Rama t’i thotë jo. E këtu, duket se do të jetë lëvizja e radhës, ku ai do të verë në provë opozitën e re, që publikisht është pro SPAK, nëse do të japë OK për ndryshimet Kushtetuese për kërkesën amerikanet.

Pikërisht kjo pritet të jetë dhe lëvizja më e fortë para zgjedhjeve të 2025, ku sipas gjasave do të vendosë shumë.

Por, ka shumë mundësi që të lihet për ditët e fundit para shpërndarjes së parlamentit aktual, përkatësisht nga marsi…

Next Post
Musk nuk ndalet vetëm në SHBA/ Pas Trump, zgjedh të preferuarin edhe në Gjermani, mbështet…

Musk nuk ndalet vetëm në SHBA/ Pas Trump, zgjedh të preferuarin edhe në Gjermani, mbështet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In