• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A do ndikojë taksa e re në marrëdhënien Shqipëri-Kosovë?!

by Ben Andoni
24/11/2018 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Para se të marrë një përgjigje kjo pyetje, të duhet të sqarosh një çështje më parë: Sa do të ndikojë realisht vendosja e taksës 100 për qind kundrejt produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në Kosovë dhe përtej. Duket se në momentin e parë Kosova në masë e ka mirëpritur, si reagim i politikës kufizuese të Serbisë dhe të Bosnjës ndaj çdo aktiviteti kosovar paçka se duket që prononcimi i njerëzve të ekonomisë është ende i mekët. Shqipëria ka qenë shumë e kursyer, anipse përmes ministrit Ahmetaj ka përcjellë një mesazh shumë të kujdesshëm me togfjalëshin se kjo masë është jo e shëndoshë! Kaq ka mjaftuar që Kosova të mos e mirëpresë reagimin e Shqipërisë dhe t’i duket tejet e tepruar. Madje, deputeti i AAK-së Nitaj i është përveshur ministrit shqiptar Ahmeti me fjalët se: “Ai në vend që ministrit serb të financave t’i kërkojë sqarime për agresionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, paska premtuar lehtësira për importet nga Serbia! S’ka problem, veç dushk për gogla mos na shitni! Këtij farë ministri i paska ngelur sahati në kohën e “vëllezërve kinezë e miqve kosovarë”!”.

Gjithsesi, Shqipëria dhe Kosova pak orë më vonë (më 26 Nëntor) do bëjnë një marrëveshje për unifikimin doganor në Pejë, masë e cila fillon së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, një masë që mendohet se do japë shpejt efekte dhe duket se e lehtëson këtë mjedis të ngarkuar me reagimet për taksën. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje, të dy qeveritë janë në fazat e fundit të harmonizimit të dokumentacioneve të nevojshme për mallrat që qarkullojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke u kthyer pas në argumentin tonë: Kosova importoi 15% të mallrave të saj nga Serbia dhe 2.7% nga Bosnja. Kosova eksportoi 12.8% të mallrave të veta në Serbi dhe 2.3% në Bosnjë. Në terma financiarë Kosova eksportoi 48 milionë euro mallra në Serbi dhe importoi 450 milionë euro. Fakt, që tregon një disnivel të shkëmbimeve tregtare në krah të Serbisë.

Nga ajo që mendohet, paçka notave optimiste patriotike të zyrtarëve, është se konsumatori i thjeshtë kosovar do ta përjetojë më së shumti, kurse bizneset lokale, veçanërisht ato të cilat prodhojnë produkte ndaj të cilave u është vendosur taksa, efekti do të jetë me shumë pozitiv, pasi kjo presupozon që të favorizojë pozitën e prodhuesve lokalë të Kosovës në treg.

Është ende pak herët për të bërë parashikime, por masa e mëparshme për të rritur taksën 10% shkaktoj uljen 50% të importeve serbe dhe dukej e absorbueshme në ekonominë kosovare, kurse efekti i masës së re do të shikohet më vonë pasi në qendra tregtare, duke iu referuar medias kosovare, ka stoqe të mallrave që janë importuar para taksës 10 për qind, të cilat do të lëvrohen.

Në të gjithë këtë hulli, koha provoi atë që kërkonin shpesh shumë nga njerëzit mëndjehapur: Kosova dhe Shqipëria duhej të përfitonin qysh më parë nëse do të kishin arritur të kishin tregun e tyre të përbashkët. Kjo do të thotë se konkurrenca duhej të ishte më shumë mes prodhuese lokalë të dy vendeve tona sesa konkurrencës që vinte nga importet. Nga ana tjetër kjo do të krijonte mënyrën për të vlerësuar dhe mbështetur më ndryshe prodhimin shqiptar dhe atë kosovar. Kuptohet nëse nuk do flitej për biznese që punojnë me lëndën e parë të huaj nga vendet që po taksohen.

Problem do të mbetet disi furnizimi me grurë dhe miell, që do t’i kushtojë buxhetit kosovar me shumë. Por, nga ana tjetër masa do shtojë dhe vështirësi të tjera që mund të lidhen me rritjen e çmimeve dhe problemet në shportën e konsumatorit.

Ndoshta është koha që ekonomistët të bënin vërejtje më të kujdesshme për pasojat, por ideja jonë është që Kosova duhej ta shqyrtonte sëbashku me Shqipërinë këtë problematikë ose të parashikonin si skenar të së ardhmes,  në vend të flamujve dhe sloganeve patetikë, që ndërrojnë në çdo takim. Nga Lufta e re tregtare e Kosovës dhe e Serbisë do ketë shumë humbje por ka gjasa të ndikohet dhe ekonomia e Shqipërisë. Paçka sloganeve në kurriz kjo taksë do rëndojë mbi konsumatorin e thjeshtë dhe justifikimi sërish do jetë thjesht patriotik. Por a mundet valë që patriotizmi të justifikojë tkurrjen e mirëqënies? Kjo do të shihet, të shpresojmë se ekonomistët kosovarë e kanë menduar çdo gjë ashtu si duhet dhe të mos kthehen turpshëm në masën e parë. E në këtë moment, ka një pyetje të madhe: Qëndrimi ambuig i Shqipërisë do të ndikojë vallë apo jo?! Le ta konsiderojmë dhe këtë. (Javanews)

Next Post
Salianji përballë Veliajt në Tiranë? Deputeti i PD flet për ‘strategjinë’

Alarmohet Salianji: Me propozimin e Bodes, Rama do të krijojë përçarje në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In