Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk do të bëhet pjesë e asnjë ndërhyrje në ligjet e drejtësisë.
Kreu i PD u shpreh edhe njëherë sot në mbështetje të kërkesës së magjistratëve për rritje rrogash.
“Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje. Edhe radhën e kaluar dhe theksova, dhe tani. Gjykatësit dhe prokurorët e vendit kanë të drejtë 100% të pretendojnë një piramidë rrogash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve. Kanë të drejtë të refuzojnë një piramidë rrogash e cila është ndërtuar totalisht mbi baza, qëllimesh të zeza politike. Gjykatësit dhe prokurorët me gjithë plus-minuset që kanë, siç kanë të gjithë grupet e tjera, nuk kanë patur as vërejtjen më vogël, edhe në atë kohë kur, rrogat e tyre, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po marr atë, nuk shkonin më shumë se 1400-1600 euro, sepse piramida e rrogave ishte ajo që duhej të ishte sipas frymës së Kushtetutës. Kurse Edi Rama për të ndërsyer një grup mercenarësh kundër opozitës, u vuri atyre rrogat më të larta në Europë, rroga që nuk ekzistojnë, në vendin me rrogat më të ulëta të tjera, në Europë”, tha Berisha.











