Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Prishtinë. Ai është takuar me homologun e tij, Kadri Veseli. Në takim, siç u raportua mbrëmë, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ndërkaq, sipas informatave të Koha.net, kryeparlamentari shqiptar, Meta, do të takojë edhe udhëheqësit e opozitës, Visar Ymerin e VV-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisma për Kosovën.
Duke qenë se është folur më herët për një ndërhyrje të mundshme të politikanëve shqiptarë në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa ditë më parë reagoi duke thënë se “nga Shqipëria nuk duhet të nxiten konflikte në Kosovë”.