• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A do mundet aliazhi PD-LSI ta thyejë PS-në?!

by Ben Andoni
15/01/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Teksa po afron data e zgjedhjeve lokale, në kampin opozitar ka një qetësi të habitshme. Partia Demokratike në procesin e saj normal të rinovimit të strukturave po ecën drejt zgjedhjes së nënkryetarëve, sekretariatin e kryesinë, kurse struktura e saj supreme Këshilli Kombëtar do të preçizojë edhe detajet që kanë lidhje me zgjedhjet lokale. Në një farë mënyre, ajo që e bashkon me LSI-në është se për zgjedhjet po mendohet njësoj nga dy kampet, pra: të bashkohet data e dy zgjedhjeve, pa Edi Ramën në qeverisje, ku vendi të shpëtojë nga ngërçi i madh i sotëm politik. E ndërsa Lulzim Basha është disi më “i qetë” në artikulimet e tij, jo rrallë konfuze, Monika Kryemadhi ka zbrazur të gjitha bateritë për identifikimin e plotë të formacionit të saj dhe rritjen e krediteve të LSI-së në aliazhin me PD-në.

Është pak e sikletshme kur e kujton rolin e LSI-së në bashkëqeverisjen me dy partitë kryesore. Koha ka provuar se kontributet dhe ministrat e saj kanë qenë njësoj fajtorë me kolegët e PD dhe PS ndërkohë që ka reshtur paradoksalisht kërkesa nga të gjithë për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pikërisht atë element që i mban zgjedhjet shqiptare në një ngërç pakthim. Anipse sikleti më i madh tashmë në kampin opozitar është gjuha e ashpër e LSI-së, artikuluar përmes kryetares së saj Kryemadhi kundër kryeministrit aktual, pikërisht atij, që LSI-ja i shtroi rrugën drejt pushtetit, për t’i dhënë fund një politike autokratike te ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo gjuhë që i shkon më së shumti këtij të fundit ka xhelozuar PD-në, por edhe Aleatët e vegjël të PD-së, që e kanë të vështirë të gjejnë veten e tyre në këtë kinse protagonizëm.

Në të dy rastet, LSI-ja ka mbështetur dy personazhe Berisha-Rama, që i kanë falur Shqipërisë jo thjesht stanjacion, por problematika nga më të paimagjinuarat.

Me pak fjalë, narrativa e LSI-së, paçka si zhvillohet, është krejt e pabesueshme, kur mendon se ajo nuk mund ta bëjë kurrë rrugën e vetme, pa u mbështetur te një nga partitë kryesore, shkaktare kryesore të gjendjes së keqe të këtij vendi. Por, ndërkohë, aliazhi PD dhe LSI ka një problem të madh, që është ai ideologjik dhe mbi të gjitha kujtimet e hidhura që peshojnë më shumë se çfarëdo tjetër dhe kjo e bën PD-në, që tashmë të jetë vigjilente ndaj ofertës Kryemadhi, që e bën BLU-në e PD-së të zbërdhylyr disi.

LSI-ja duhet të ndryshojë shumë që të bëhet e besueshme, por mbi të gjitha duhet të tregojë se di të shkëputet nga artikulimi i egër, që përcjell dhe që mban era destabilizim, atë që i tremb më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët. E që të bëhet kjo, duhet ndërruar lidërshipi i saj, një gjë asfare e pranueshme dhe e besueshme në kushtet reale të saj. Fakt, që pikërisht prej kësaj sintakse ka shkaktuar dhe shumë urrejtje tek baza e PD-së, tashmë pjesa që vëzhgon me kujdes partinë e vet, atë që e ka lëshuar në momentet më të vështira elektoratin e Djathtë.

Kjo bën që Edi Rama ta ketë kaq të lehtë të drejtojë në formë sundimi vendin dhe që me sa duket po e lëshon jo prej aliazhit të pamundur PD dhe LSI, po prej gabimeve të shumta dhe mungesën e vullnetit për të drejtuar në formë normale një vend që i besoi aq shumë. E të mendosh nuk është mbushur ende gjysma e mandatit të dytë të tij! (Javanews)

Next Post
Galeria e FOTOVE/ Historia e shtangistit që u zgjodh president

Ilir Meta 3 herë zv/kryeministër dhe ministër, duke nisur nga viti 1998

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In