• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A do largohesh nga PS, nëse humbet zgjedhjet?”, Rama: Ne kemi një shprehje me hallën… Ja kush janë të sigurtë në listë

by A R
18/02/2021 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktualiteti politik, investimet e kryera dhe ato të pritshme. Këto kanë qenë temat që kryeministri dhe deputeti i Vlorës Edi Rama, ka komentuar mbrëmjen e së enjtes për televizionin lokal “One TV Vlora”.

I pyetur bilancin e mandatit të dytë, Rama tha se ai është një mandate i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia, shkruan JavaNews.al

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithësesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave. Ky mandate është mandate që më lë mua personalisht shijen e pakënaqësisë pasi kemi për të bërë shumë më tepër. Por të shohim nga u nisëm. Shqipëria që kemi sot nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 7 vitesh” – tha Rama.

Ai komentoi edhe kandidaturat e reja për deputetë të Partisë Socialiste në Vlorë, shkruan JavaNews. Rama konfirmoi se të sigurtë do të jenë drejtuesit e qarqeve.

“A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negative për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jësh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu por mbetesh gjithmonë i ri” – tha Rama.

Duke komentuar kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me katër vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi” – tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh:

“Në do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë” – tha Rama, raporton Java News. Ai shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Rama u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet” – tha kryeministri.

Përgatiti JavaNews.al

Next Post
Privatizimi i “Partizanit”, si i eliminoi Berisha zyrtarët që nuk firmosën dhe ndëshkimi i gjeneral Qirjazit

Privatizimi i "Partizanit", si i eliminoi Berisha zyrtarët që nuk firmosën dhe ndëshkimi i gjeneral Qirjazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In