• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do konfirmohet për Tiranën? Veliaj: Me Ramën jemi “si mishi me thoin”

by A R
23/04/2018 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh i sigurt për rikonfirmimin e tij si kandidat i PS për Tiranën.

“S’besoj se do ta kemi këtë sfidë. Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë”, tha ai.

“Eshte fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie dhe ia di te gjitha problemet qytetit. Kush shpreson se fitorja do t’u vijë nga thashethemet e portaleve, u them paçi fat sepse jeni rëndë. Secili prej nesh është caktuar që të amdinistrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI, por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeverinë qendrore dhe që përqafohet edhe nga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit”, tha Veliaj.

Nëse s’iu rikandidon?

Veliaj: Sbesoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi…

Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë…

Veliaj: Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e ke takuar për herë të fundit Ramën?
Veliaj: Para një jave…

Ju thoni se jeni si mishi me thoin, por ai si e konsideron?
Veliaj: Besoj reciproke.

Komunikoni?
Veliaj: Flasim për ditë.

Çfarë ndjeni kur ju thonë pasues i Ramës?
Veliaj: Mua më intereson qyteti i Tiranës. Kam një fat që nuk shoh Tv dhe nuk ndjek as lajme, kolegët e shtypit më bëjnë një rezyme përditë. Në këtë fazë nuk mendoj. Tre vjet bëhen në 21 qershor nga zgjedhja dhe në korrik, 3 vjet nga betimi. Jam i dedikuar plotësisht.

Mendoni se mund të kandidoni për kryetar të PS?
Veliaj: Kjo është një gjë që nuk e kam në radar fare. Tirana nga një qytetet jashtë realitetit, sot është një qytet ku mbillen pemë, ndërtohen shkolla e kopshte.

Çështja “Tahiri” dhe deklaratat e forta të ish-ministrit:

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit…
Veliaj: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…
Veliaj: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?
Veliaj: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet.

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë…
Veliaj: Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.

Pse PS i ofroi mbrojtje?
Veliaj: PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?
Veliaj: Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.

Skena politike, shikoni një kalbje të saj se janë të njëjtat figura prej 20 vjetësh? Mendoni se ka ardhur momenti për një përmbysje si në Itali apo Francë?

Veliaj: Besoj që pyetja juaj, ose supozimi juaj është gjysmë i vërtetë. Po të shikosh sot se si opozita nuk arrin të gjejë veten ndërkohë që momenti i të qenit në opozitë është momenti më i mirë për të afruar njerëz të rinj, energji të reja, ide të reja, për të bërë aleanca me grupe të ndryshe shoqërore që mund të japin gjak të ri dhe të pompojnë ide të reja në makinerinë e opozitës, fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.

Ne kemi një opozitë që shkon në parlament bën shfaqje dhe largohet. E njëjta gjë ndodh edhe në bashki. Bëhet një gjurulldi në fillim dhe ti aty e kupton që këta vetëm interesin publik nuk e kanë.

Ndërkohë pjesa e dytë e supozimit nuk është e vërtetë se nuk më rezulton që po ndodh kjo në qeveri. Ne kemi një kohortë me zëvendësministra të rinj, energjikë, shumica femra, jo vetëm nga Shqipëria edhe nga Kosova që unë besoj e bën Edi Ramën fitues. Edi Rama është winner, është fitues sepse ka arritur që në çdo fitore që jo vetëm ta rimarrë të mirëqenë por të rishpikë sërish vetveten.

/a.m.

Next Post
Reforma zgjedhore/ PD në një linjë me PS, kundër propozimit të LSI për listat e hapura

Ristani: Askush nga kritikët nuk mund të thojë se nuk u pyet për statutin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In