Pavarësisht forcimit të masave shtrënguese nga 24 dhjetori deri në 4 janar, për lëvizjen e qytetarëve dhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve, nuk ka asnjë ndryshim për datat e mbarimit dhe nisjes së shkollave në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se mbeten në fuqi datat e lajmëruara nga ministrja Evis Kushi. Kurse për kopshtet dhe çerdhet nuk do ketë asnjë ndryshim apo kufizim.
“Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor në datën 11 janar duke bërë vlerësimin e programeve e kurikulave.
Ndërkohë sa i përket çerdheve e kopshteve s’ka parashikim për kufizimin e datave të hapjes ndaj do hapen njësoj si vitet e tjera”, tha Manastirliu.
g.kosovari