• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do kandidojë Ilir Meta për Bashkinë e Tiranës?

by Kreshnik Spahiu
09/07/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Sigurisht që jo. Do thoni ju: Meta nuk e ul nivelin, që nga President të shkojë kryetar Bashkie. Në fakt e keni gabim.

Ai po e ul aq shumë veten, sa nga President Shteti po shkon kryetar i një partiçke me 4 deputetë dhe do i lutet Berishës ta fusë në listat e 2025 në parlament se ndryshe mbetet pa punë.

Ilir Meta ka çdo post në jetë, me përjashtim të kolltukut të kryetarit të Bashkisë, post, i cili ka më shumë se një president që ndan dekorata.

Ilir Meta ka vjelur çdo fryt nga politika:

– President

– Kryeministër

– Kryetar Kuvendi

– Kryetar partie

– Zv/kryeministër

– Ministër

– Deputet

E vetmja gjë që nuk ka provuar është kryetar bashkie.

Dyshja Berisha-Meta kanë një sfidë përpara, dhe ato janë zgjedhjet lokale. Fitorja e Shkodrës, Kukësit apo Tropojës nuk konsiderohen fitore dhe as sukses për një parti, e cila 90% të strukturave i ka veriorë.

Sfida e Partisë Demokratike + LSI është bashkia e Tiranës, të cilën nga viti 1998 e fiton vetëm Partia Socialiste (pa llogaritur fitoren e vjedhur të Lulzim Bashës). Pra, opozita ka 24 vjet që nuk fiton në kryeqytet.

Përballë kësaj sfide, asaj i duhet të vendosë një figurë super të fortë në Tiranë.

Mos harroni që opozita ka humbur Tiranën në koalicion me LSI -në dhe me shumë emra të fuqishëm:

– Humbi Besnik Mustafaj

– Humbi Spartak Ngjela

– Humbi Sokol Olldashi

– Humbi Lulzim Basha

– Humbi Halim Kosova

Pas 24 vjet humbjesh, pas 12 muajsh përçarje brenda llojit, opozita është e telendisur dhe e rraskapitur nga pështymat e njëri-tjetrit.

Prandaj e vetmja kandidaturë është Ilir Meta që të rivalizojë profilin e Erjon Velisë, që padyshim do jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, pas largimit të Ramës. Por, a ka këllqe dhe guxim Ilir Mera të futet në garë kundër Erjon Velisë? Jo, jo aspak.

Ilir Mera ka marrë qyl dhe pa garë çdo post në jetë. Ai tashmë nuk është i sigurt as në Bashkinë e Skraparit. Njëherë kandidoi në fshatin Ndroq dhe humbi, mori vetëm 4.5% të votave.

U desh ndërhyrja e Berishës dhe mbushi kutitë, duke lënë jashtë parlamentit Auron Taren dhe duke futur Ilir Metën se nuk kaloi pragun 5%.

Ilir Meta s’ka fituar kurrë një betejë me vota, por me llogari. Prandaj mos prisni të garojë për kryetar Bashkie Tiranë sepse nuk guxon aq lart. Tashmë e ka ulur pazarin. Mezi pret ta fusë Berisha në listat e koalicionit të përbashkët, sepse me listë të veçantë e provoi si u katandis.

Tirana është testi i zgjedhjeve të 2025. Kush fiton, mund të bëhet kryeministër i ardhshëm. Ilir Meta nuk merr përsipër kështu rreziqesh. Fitorja të ngre në qiellin e 7 të politikës. Humbja të nxjerr jashtë saj, njësoj siç i faturuan humbjen Besnikut, Spartakut apo Halimit.

Koha do provojë sa frikë ka Ilir Meta nga vota e Tiranës. Një politikan që s’ka fituar as fshatin Ndroq, nuk mund fitoj kryeqytetin, prandaj mos e llogarisni fare. Opozita po mendon një kandidaturë që ti faturojnë humbjen dhe dështimin, jo fitoren.

Next Post
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Situata me Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 962 të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In