Shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha nga DASH, ka sjellë reagime dhe deklarata të shumta, në lidhje me mandatin e deputetit të liderit historik të demokratëve.
Në lishje me këtë ka pasur një koment edhe nga ish-presidenti Bujar Nishani.
Në një intervistë për Report TV, Nishani theksoi se pjesëmarrja në politikë është një e drejtë fondamentale dhe Berisha këtë të drejtë e ka fituar përmes një procesi zgjedhor.
“Unë e shikoj këtë në dy aspekte, formal dhe përmbajtësor.
Në askpektin formal, ajo që përcaktohet është vullneti dhe qëndrimi i vetë Berishës, i cili nuk e ka mohuar pjesëmarrjen.
Në lidhje me aspektin përmbajtësor, unë them se pjesëmarrja në politikë është një e drejtë fondamentale.
Askush nuk mund të gjykojë dhe cënojë liritë fondamentale të tjetrit.
Ai që cënon liritë e tjetrit nuk i përshtatet gjykimit tim dhe është tej koncepteve të mia për të diskutuar dhe ballafaquar
Berisha ka të drejtë fondamentale të jetë në politikë, e ka fituar përmes një procesi”-tha Bujar Nishani./m.j