• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do jeni ju lideri i së djathtës? Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot ne…

by A R
11/05/2023 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur se a do të jetë ai lideri i së djathtës duke qenë se Sali Berisha nuk njihet zyrtarisht si kryetari i Partisë Demokratike, Ilir Meta është përgjigjur: Nuk e diskutojmë dot ne lidershipin e Berishës.

Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar sonte në “Opinion” në Tv Klan se lidershipi i Sali Berishës nuk mund të jetë pjesë e diskurseve, duke theksuar se ky i fundit ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në shërbim të vendit.

Baton Haxhiu: Po krijoni një trashëgëmi për të ardhmen e cila ishte shuar me paraardhësen tuaj në LSI. Të bëni këtë është për t’u lavdëruar, por për ta mbajtur pastaj është diçka tjetër. Meqënëse Sali Berisha tanimë nuk ka mundësi të jetë në lidership për arsye se s’ka nënshkrim, s’ka parti.

Ilir Meta: S’ka nevojë fare për atë, firmosim të gjithë ne për atë. S’ka problem fare.

Baton Haxhiu: A do jeni ju lider i të djathtës?

Ilir Meta: Shumë shkurt do t’ju them, liderët e opozitës në këto zgjedhje janë zgjedhur nga qytetarët, Belind Këlliçi është në Tiranë, ai na bashkon të gjithëve dhe projektin e tij e mbështesim të gjithë sepse e kanë zgjedhur qytetarët. Igli Cara është lideri jonë në Durrës. Ju jeni me shumë eksperiencë dhe e kuptoni që kjo është një situatë krejt absurde që tregon se ku e ka katandis shtetin dhe demokracinë Edi Rama dhe se sa i marrë që është që detyron KQZ-në përmes kësaj partisë që i ka dhënë vulën, se kjo është më e bukura. Që thotë patjetër duhet të ketë koalicioni një emër, kjo është çështje e jonë.

Dhe pasi ata kërkojnë ta imponojnë një gjë të tillë thjesht për të hapur këto lloj diskursesh të pallogjikshme dhe që nuk u interesojnë qytetarëve që do të votojnë për bashkitë e tyre, pastaj nxjerr këtë Enkelejdin dhe ankohet duhet të ketë emër. Ne i çojmë emrin e Sali Berishës meqë doni emër patjetër ju. Por ata thonë jo nuk është ky, është ky! Pastaj del prapë Enkelejdi me porosi të Ramës dhe thotë si mund të shkojnë këta te Ilir Meta.

Baton Haxhiu: Po t’i pranoj të gjitha këto, në rregull janë këto! Ma bëj dallimin mes lidershipit dhe kryetarit.

Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot ne lidershipin e Berishës!

Baton Haxhiu: Jo, jo as që e diskutoj! Ai është lider i së djathtës.

Ilir Meta: Nuk e diskutojmë dot sepse mund të kemi 500 vërejtje për të, 1 milion vëretjeje s’ka rëndësi! Ka bërë disa gjëra të jashtëzakonshme në këto momente që i shërbejnë vendit. I hoqi një mashtrues opozitës që e mori në qafë, ai që gënjente dhe për orën. E dyta u rikthye përmes asaj foltores në mënyrën më demokratike dhe e treta i dha Shqipërisë primaret dhe unë po ju them hiqini këto diskurset jo Rama, jo Meta, jo Berisha. Të rinjtë dhe të vjetrit e di kush janë me 14? Të vjetër është Erion Veliaj, i ri është Belind Këlliçi, i ri është Igli Cara, i vjetër është ai i Korçës.

/a.r

Next Post
I dedikoi burrit librin “A je me mua?”, gruaja akuzohet për vrasjen e tij

I dedikoi burrit librin “A je me mua?”, gruaja akuzohet për vrasjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In