• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do jenë pushim shkollat e Tiranës në datën 6 dhjetor? Përgjigjet ministrja Kushi

by
02/12/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha shkollat e Tiranës do të vijojnë mësimin normalisht më 6 dhjetor. Ka qenë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ajo e cila e ka nënvizuar edhe një herë sot këtë, nisur nga fakti se shumë janë keqkuptuar pas lajmeve se 6 dhjetori mund të ishte pushim prej Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo ka përmendur edhe samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë datë 6 dhjetor, duke thënë se është eventi më i rëndësishëm që po ndodh në Shqipëri dhe një ngjarje e jashtëzakonshme por ky organizim nuk mund të ndalojë procesin mësimor.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor”, ka shkruar në postim ministrja.

Madje, ajo e ka mbyllur shkrimin e saj me një thirrje për mësuesit që në datën 6 dhjetor mund të diskutojnë se si Shqipëria ka kaluar përmes një rrugëtimin të vështirë.

“Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë”, ka përfunduar shkrimin e saj Ministrja e Arsimit, Evish Kushi.

Kujtojmë se Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë për herë të parë  më datën 6 dhjetor dhe organizimi për këtë ditë ka marrë vëmendje të madhe politike e mediatike. Policia dhe forcat e sigurisë do të jenë në të gjithë vendin atë ditë dhe një ditë më parë, në datën 5 dhjetor për të siguruar 27 liderët që pritet të vinë në vendin tonë.

Ky samit i përbashkët do të ketë 16 nivele sigurie dhe liderët do të ndiqen nga policia që nga mbërritja në aeroport e deri në vendin e takimit, për të zhvilluar më pas axhendën e tyre. Madje, tashmë të gjithë qytetarët do të kontrollohen përgjatë perimetrit të sigurisë.

/e.d

Next Post
Lodhja/ Berisha ngatërron datën e protestës me Primaret: Në shesh më 4 dhjetor. Garo e korrigjon: Është më 6

Lodhja/ Berisha ngatërron datën e protestës me Primaret: Në shesh më 4 dhjetor. Garo e korrigjon: Është më 6

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In