Ish kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u pyet nëse do të ishte i gatshëm të largohej, nëse ky do të ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët, tha se kushti i vetëm që ai mund të pranojë është vota e lirë.
I ndalur tek deklarata e deputetes Grida Duma se bashkimi me ish-kryeministrin është një hap pas, tha se respekton çdo mendim.
Deklarata e Grida Dumës se bashkimi me Berishën është një hap pas, si e komentoni?
Berisha: Respektoj çdo mendim, unë e kam thënë qëndrimin tim dhe të PD. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre të cilët pranojnë votën e lirë.
Nëse kushti i vetëm për të bashkuar demokratët dhe për t’i hapur rrugën një gare të drejtë, Do ishit i gatshëm të largoheshit?
Berisha: Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota e lirë. Mendoj që nëna e të gjitha problematikave është vota e lirë.
/b.h