• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do iki bashkë me dimrin edhe korona virusi?

by Java News
08/03/2020 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjeografia e përhapjes së korona virusit kryesisht në zona me klimë relativisht të ftohtë ka ushqyer prej disa kohës hipotezën se me ngrohjen e motit dhe rritjen e temperaturave në pranverë dhe verë epidemia në mos do të zhduket, të paktën do të ngadalësohet.

Por, sa qëndrojnë këto pretendime? Ka një debat të gjerë botëror për këtë tezë. Mbrojtësit e saj e argumentojnë duke sjellë si shembull rastin e Indisë. Megjithëse është në kufi me Kinë dhe me një popullsi thuajse 1.5 miliardë banorë, autoritetet në këtë vend zyrtarisht kanë raportuar vetëm 30 raste me të infektuar, ku gjysma janë turistë italianë. Për këtë arsye, partizanët e kësaj hipoteze thonë se klima e ngrohtë indiane po i mbron qytetarët nga përhapja e virusit.

Megjithatë, kundërshtarët e hedhin poshtë duke sjellë si shembull Kaliforninë dhe Floridan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të dyja vende me klimë të ngrohtë. Florida konfirmoi dy vdekje nga 17 që është numri total i viktimave në SHBA. Numri i të infektuarve ka shkuar mbi 330, ku mes zonave që kanë raportuar persona pozitivë me virusin është edhe Hauai, grupi i ishujve të famshëm për klimën verore thuajse gjatë të gjithë vitit.

Shembujt që mbërrijnë nga SHBA sugjerojnë se teza se koronavirusi do të ngadalësohet me ngrohjen e kohës është e pasigurtë dhe pa asnjë bazë shkencore, aq më tepër që edhe vetë shkencëtarët thonë se nuk janë të qartë sesi mund të sillet korona virusi i ri me ngrohjen e motit.

Në fakt, janë me dhjetra viruse që bëjnë pjesë tek ajo që njihet “familja e korona viruseve”, por vetëm shtatë prej tyre prekin njerëzit. Për katër prej tyre dihet që shkaktojnë probleme të vogla shëndetësore dhe pa fatalitete, ndërsa të tjerët, që konsiderohen me të rinj janë më vdekjeprurës dhe transmetohen nga kafshët, kryesisht nga lakuriqi i natës dhe deveja.

Zhurma se ngrohja e motit do të shmangte pandeminë globale u përforcua pas një postimi të Presidentit amerikan në Twitter. Ai vlerësoi përpjekjet kineze për përmbajtjen e epidemisë dhe theksoi se virusi do të asgjësohej “sidomos pas ngrohjes së motit”.

Duke e interpretuar këtë deklaratë ekspertët thanë se ajo ka doza me bazë shkencore, pasi viruset që prekin rrugët e frymëmarrjes, përfshirë këtu edhe të gjithë familjen e korona viruseve të njohura deri më tani kanë si karakteristikë përkohshmërinë, pra që zgjasin me sezone, stinë.

Por, mbetet shumë e pasigurtë nëse COVID-19 do të sillet në të njëjtën mënyrë. Ata që po e studiojnë virusin deklarojnë se është shumë shpejt për të krijuar një hamendësim sesi mund të sillet virusi në temperatura më të larta.

“Shpresoj që të jetë i përkohshëm, por është shumë e vështirë për ta ditur që tani”, thotë Suart Weston i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Merilendit në SHBA.

“Ekspertët nuk mund të përcaktojnë trajektoren e virusit, sepse, që të jemi të sinqertë ne nuk e njohim mirë virusin ende. E veçanta e këtij virusi është se njerëzit përballen për herë të parë me të. Nga të dhënat që kemi marrë nga homologët kinezë mund të themi se virusi ka kaluar vetëm një herë nga kafshët tek njerëzit dhe më pas ka vijuar përhapjen nga njeri në njeri”, thotë Thomas Pietschmann, virolog nga Qendra Kërkimore Eksperimentale për Infeksionet Klinike, Twincore, me bazë në Hanover të Gjermanisë.

Kjo do të thotë se sistemi ynë imunitar është përgjithësisht i papërgatitur për të, ndërsa vetë virusi shfaqet mjaft rezistent, duke qenë se është në gjendje që të jetojë deri në 9 ditë në sipërfaqe të ndryshme. Kjo rezistencë, sipas ekspertëve, e bën COVID-19 një patogjen të paparashikueshëm sesi mund të sillet me ngrohjen e motit.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që të mos varen shpresat tek ngrohja e kohës për të mposhtur virusin në fjalë. Përfaqësuesi i këtij institucioni në Itali, Mike Ryan tha se Qeveria duhet të vazhdojë me masat e emergjencës dhe njerëzit të tregohen të kujdesshëm, pergatiti Lexo.al.

Next Post
Koronavirusi/Vjersha e vogëlushit përlot Italinë: Ke kurorë, por nuk je mbret, ne do fitojmë!

Koronavirusi/Vjersha e vogëlushit përlot Italinë: Ke kurorë, por nuk je mbret, ne do fitojmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

ZYRTARE/ Nënshkruan me skuadrën e…Ed Sheeran, Anis Mehmeti qëndron në Championship

January 23, 2026
Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

Tronditëse/ Dyshohet se ka jetuar për 20 vjet në kushte çnjerëzore, 80-vjeçari gjendet i vetëm në një bodrum

January 23, 2026
“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

“Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë

January 23, 2026
Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In