• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do funksionojë dot ligji i “bilbilfryrësve” ose i spiunëve të zyrave?!

by A R
24/09/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për pak ditë ose saktësisht më 1 tetor hyn në fuqi Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”. Në fakt, emërtesa fillestare ishte bilbilfryrës, sipas konceptit në anglisht që njihet si whistleblowers, por është lënë varianti në shqip.

Ligji përcakton se institucioni që do të merret me këtë proces të kontrollit dhe denoncimit të korrupsionit institucional, proces tejet i vështirë për karakteristikat shqiptare sociale, do jetë ILDKPKI. Deri më tani, ligji është diskutuar në instancat përkatëse dhe është gati për zbatim. Koha do të tregojë sesa do t’ia vlejë. Kreu i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ka përcaktuar rregullat dhe procedurat sesi do të veprohet. Nga ana tjetër janë përcaktuar dhe kriteret që do ndjekin administratat për zgjedhjen e personave, të ashtuquajturit “spiunët” me gjuhën e popullit, që do raportojnë për aktet korruptive.

“Spiunët” e nevojshëm

Ligji është keqkuptuar disi dhe është përfolur në fillim prej shqiptarëve, që kanë një marrëdhënie të kahershme me këtë koncept. Kjo bëri që ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Koordinatori Kombëtar i Luftës kundër Korrupsionit Bledi Çuçi, të investohej personalisht. Ai ka premtuar se punonjësit që do e bëjnë këtë do mbrohen dhe do të shpërblehen edhe financiarisht. Kurse nga Ministria e Drejtësisë u tha se ligji nuk do mbetet në letër, siç ndodhi në vitin 2006. Gjithsesi, përvoja shqiptare s’ka shembuj të mirë. Kosta Trebicka vdiq aksidentalisht, kurse Myslym Pashai gati u linçua nga qeveria Berisha.

Drafti u iniciua dhe u mbështet financiarisht nga Mbretëria e Holandës, ndërsa problemi mbetet prej krijimit të një kulture të re, që shmang konceptin “spiun” me të cilët bëhet një stigmë ndaj njerëzve që denoncojnë dhe që mund të ndikojë në psikën e ndonjë raportuesi të mundshëm të shkeljeve e abuzimeve.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka qenë institucioni që është investuar për këtë ligj me asistencën por edhe me kritikat dhe shqyrtimin e tij të kujdesshëm.

Duke u kthyer edhe njëherë te struktura që do të merret me të, kriteret e përzgjedhjet në këtë janë krejtësisht vullnetare. Punonjësi, që do pranojë bashkëpunimin, duhet të jetë i shkolluar, duhet të konfesojë që do e bëjë këtë punë me ndërgjegje dhe duhet të ketë një lloj vjetërsie në punë. Kjo do funksionojë me një njësi në rast të një institucioni me më shumë se 100 punonjës, kur do ketë një njësi funksionale e cila regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet. Ky i fundit mund të bëhet virtualisht, por edhe direkt me shkrim. Në rast se sinjalizuesi mendon ta bëjë direkt ankimimin e tij, ai duhet të japë konkretisht të gjithë të dhënat e tij, ai duhet të ketë njohuri të  mirë të ligjit, të dijë të argumentojë dhe të jetë i ndershëm. kurse në rast se e heqin nga puna ILDKPI duhet të shikojë kushtet pse është larguar dhe në kushte kur i rrezikohet jeta, duhet edhe të mendojë për mbrojtjen e tij.

Të metat

Në një studim të Institutit të Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku është bërë një kritikë për të thuhet se: Legjislacioni ekzistues për bilbilfryrësit, gjithashtu, nuk përcakton qartësisht procedurat dhe rregulloret për krijimin e kanaleve të brendshme dhe të jashtme për zbulimin e informacionit në mënyrë efikase. E vetmja pjesë në kuadrin ligjor, që përcakton procedurat dhe autoritetin për hetimin e këtyre çështjeve, është ligji për bashkëpunimin e publikut në luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë, edhe në këtë rast, dispozitat përkatëse mbeten të paqarta dhe ka mjaft hapësirë për liri veprimi gjatë kryerjes së proceseve hetimore.

Përveç kuadrit ligjor të paqartë dhe të papërfunduar, administrata publike shqiptare, gjithashtu vuan edhe nga një kulturë e dobët institucionale, lidhur me zbatimin e ligjit. Kjo e fundit, e kombinuar edhe me mekanizmat e dobët ekzistues për mbrojtjen e bilbilfryrësve, redukton besimin te kanalet zyrtare për zbulimin e informacionit dhe, rrjedhimisht, ka ndikim negativ te zhvillimi i bilbilfryrjes në praktikë.

Për shkak të mungesave të sipërpërmendura në kontekstin shqiptar, media rezulton si kanali kryesor për zbulimin e informacionit të bilbilfryrjes, i cili ka akses të madh publik.

Zbulimi i informacionit në media për afera korruptive dhe për praktika e sjellje të tjera abuzive apo në kundërshtim me ligjin, shpesh ka ndikuar tek institucionet përkatëse që ata të ndërmarrin masa administrative, apo për të çuar për ndjekje penale të një sërë zyrtarësh që dyshohen për korrupsion. Megjithatë, zbulimi i informacionit në media nuk garanton mbrojtjen e bilbilfryrësve.

Perceptimet dhe qasjet shoqërore kundrejt bilbilfryrjes në Shqipëri mund të përkufizohen si “indiferente” në rastin më të mirë. Faktorët që ndikojnë në këtë qasje lidhen me shfaqjen e dobët të institucioneve të drejtësisë dhe besimin e ulët që publiku ka te këto institucione, me rezistencën kulturore kundrejt këtij fenomeni, që ndikohet edhe prej historisë së afërt komuniste, si dhe prej një kulture pjesëmarrëse të dobët. Kjo mungesë e përgjithshme vëmendjeje për dobishmërinë e bilbilfryrjes, ndikon edhe në mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e këtij fenomeni. Gjithashtu, së fundi, duket se ka një korrelacion pozitiv ndërmjet bilbilfryrësve dhe përfshirjes në politikë. Duke pasur parasysh prirjet dhe tiparet e shoqërisë shqiptare, të përmendura më lart, ka shumë gjasa që kjo tendencë të influencojë negativisht si në sjelljet shoqërore kundrejt bilbilfryrjes në Shqipëri, ashtu edhe në inkurajimin e kësaj praktike.

…

Në tre raste të viteve të fundit bilbilfryrësit ose personazhe të ndryshme e kanë bërë këtë, por pa sukses. Ka qenë rasti i Kosta Trebickës, që denoncoi duke zbuluar prova të korrupsionit publik gjatë procedurave të eksportimit të fishekëve të epokës komuniste nga Shqipëria drejt SHBA-së, në qershor të vitit 2008. Ai jo vetëm e regjistroi por edhe  publikoi një telefonatë gjatë të cilës shpreheshin akuza ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë, për korrupsion dhe trafik të paligjshëm municionesh. Pak pas publikimit të këtij informacioni, ai u gjet i vdekur në makinën e tij, në një rrugë rurale në Shqipëri1 Hetimet zyrtare, të kryera prej autoriteteve shqiptare dhe ekspertëve të FBI-së, dolën në përfundimin se vdekja e tij ndodhi për shkak të një aksidenti automobilistik. Diplomati Dritan Hila denoncoi rastin e emërimit të një diplomate të afërmes së një gjykatëse të njohur, kurse edhe më i njohuri për publikun mbetet ai i kolonelit në pension Myslym Pasha që denoncoi një aferë për ndarjen e detit. Në të tre rastet duhet thënë se ishte media që dha ndihmën kryesore pasi perceptimi i publikut por edhe mungesa e aksesit në dokumenta e bën shumë të vështirë punën e hulumtimit në institucione. Ndaj “spiunët” e ndershëm kanë realisht detyrë të vështirë. Fillimisht me integritetin e tyre.

 

Next Post
Mashtrimi i PD-së me dekriminalizimin, 0 kërkesë për verifikim të zyrtarëve

PD nuk tërhiqet nga presioni i SHBA-BE, çon Vetting-un në kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

February 21, 2026
Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In