• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A bëhet dot shumica e opozitës, shumicë e Shqipërisë me Berishën në krye?

by Ervis Iljazaj
21/02/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Protesta e 20 shkurtit tregoi edhe njëherë që Sali Berisha është një realitet i rëndësishëm në opozitë, ndoshta më i rëndësishmi. Kaq ishte mesazhi i protestës së rithemelimit. Dhe ndoshta ky është dhe vetë objektivi i Berishës. Ai e di fare mirë që s’mund të ketë objektiva madhorë në politikë, përveçse të jetë një aktor i rëndësishëm në lojë. Dhe ketë gjë ia ka arritur.

Problemi qëndron se shumica e opozitës që Berisha zotëron a mund të kthehet dot në shumicën e Shqipërisë? A mund ta funksionalizojë ai këtë shumicë në funksion të rotacionit politik pa u dorëhequr vetë nga politika?

Sepse qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë rotacioni politik dhe jo konsolidimi i pushtetit brenda opozitës së Sali Berishës. Populli opozitar i cili kalon përtej emrit të Berishës kërkon ndryshim të pushtetit pas 12 viteve në opozitë.

Në këtë kuptim, protesta nuk tregoi asgjë të re për konjukturën politike. Vazhdimësia e Berishës në krye të opozitës, në kushtet ku ai ndodhet, është një pengesë e madhe që ajo të bëhet shumicë.

Sali Berisha është njëkohësisht e mira dhe e keqja e asaj force politike.

E mira, sepse është i vetmi që ka vota dhe popullaritet politik. Prandaj edhe shumica e deputetëve që iu bashkua atij, iu bashkuan sepse kanë më shumë shpresa për të fituar sërish një vend si deputet. E keqja, sepse problemet e tij për tu kthyer në një kandidat për kryeministër fitues janë të shumëfishta.

E para, është një politikan i cili ka pothuajse 34 vite në pushtet dhe që drejton një parti politike. Një politikan që është provuar dhe sprovuar nga populli shqiptar. Ka patur të gjitha mundësitë për të bërë për Shqipërinë në 35 vite. Dhe shoqëria shqiptare, shumica e saj, e ka mbyllur kapitullin me të si drejtues i vendit. Si drejtues i opozitës mund të jetë, por i Shqipërisë, shanset janë pothuajse zero.

E dyta, ka një moshë të caktuar. Dhe mosha, pavarësisht energjisë së një personi luan rolin e saj në politikë.

E treta, dhe më e rëndësishmja, është e një lideri politik totalisht i izoluar nga ndërkombëtarët pasi u shpall non-ngrata nga ShBA. Çfarëdo të bëjë opozita nën lidershipin e tij, nëse ato nuk gjejnë aleatë ndërkombëtarë do të vazhdojnë të mbeten të pafuqishëm përballë këtij pushteti. Madje, në fjalimin e tij pati kritika të forta kundër ndërkombëtarëve duke i quajtur edhe mafie. Në këtë kuptim, izolimi i thellë në të cilin ndodhet e bën formaconin e tij politik të pamundur që të aksesojë pushtetin. Në Shqipëri, ShBA dhe ndërkombëtarët nuk të sjellin në pushtet, por ama nëse je në konflikt me to, fitimi i pushtetit bëhet i pamundur.

Dhe e fundit, Sali Berisha gjendet në një proces gjyqësor sot dhe pa udhëheqjen e tij fizike, rithemelimi humbet temperamentin politik, ashtu sikurse u duk qartë gjatë protestës.

Për të gjitha këto arsye, nëse rithemelimi vazhdon të jetë nën udhëheqjen e Berishës, do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e opozitës, por pushteti duket shumë larg. I vetmi që e ka në dorë që këtë shumicë në opozitë ta vërë në funksion të qëllimit për t’u bërë shumicë në Shqipëri është Sali Berisha duke u dorëhequr nga drejtimit i saj. Për momentin, kjo ngjarje duket shumë e largët, ashtu sikurse duket e larget që opozita të vijë në pushtet, nën drejtimin e tij.

Next Post
Kuçovë: Videot e 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

Kuçovë: Videot e 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In