Drejtuese politike në Dibër, por kandidate në Korçë. Është kjo veçantia e listës së PS-së, ku ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është vendosur në vendin e 5 në Korçë.
Vetë Xhaçka e konsideron këtë fakt një rikthim tek rrënjët e saj, ndërsa thotë se do të punojë në zonën e Kolonjës.
“Rikthim tek rrënjët e mia, tek origjina e fëmijëve të mi. Në Korçë nga sot, për të vijuar projektin e së ardhmes me Nikon dhe ekipin e një qarku përherë fitues. E privilegjuar që këto zgjedhje do punoj me Erjonin në Kolonjën fisnike, ku nuk ka kohë për pushim, për vijimin e punëve të mira të nisura. Mirënjohje për Dibrën, ku në 2 vjet ndërtuam atë që sot është ekipi i besimit”, shkruan Xhaçka.
/a.r