Pasiguritë për AstraZenecan/ Mjekja shqiptare në SHBA këshillon: Pezullojeni për dy javë, derisa të shprehet Komisioni

Screenshot 29

Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar përmes një lidhjeje direkte, mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve.

Muzina u ndal tek vaksina AstraZeneca, mbi 14 mijë doza të së cilës mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Mjekja nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

Gjithashtu, mjeke Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, më konkretisht atë britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend, kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.

Pjesë nga intervista:

Në Shqipëri sapo kanë mbërritur mbi 14 mijë të AstraZeneca. Ndërkohë në spitalin ku punoni aplikohet Johnson & Johsnon?

Rubina Muzina: AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZerneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur komitetit shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë. Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vend, AstraZeneca ka dhënë pak rezultat të Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj. AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Ne themi këtu kur një shtet e ndalon, ose e heq, por ka të dhëna Danimarka, kanë të shkëlqyer laboratorët. Nuk ka gjë për të frikësuar, por dua të shohim raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Janë dy gjëra që dua të tërheq vëmendje, nëse gjithçka ndodh. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë.

Ka mbërritur varianti i ri i virusit në Shqipëri. Sa agresive janë variantet e reja?

Rubina Muzina: Ne kemi një hartë gjenomike të varianteve. Britania ka një sekuencën gjenetike, që kanë variantet e reja dhe filluan atje. Ne e kapëm tani, por rritja e madhe e rasteve, moshave të reja, e grave njësoj si burrat kjo tregonte që varianti anglez ishte prezent. Është shumë shqetësuese. Viti 2021 e shohim si veten e luftës ndaj varianteve. Do të jetë në vjeshtë një përforcuese vaksinash.

Dua të qëndroj tek transmetimi i lartë dhe ulje të moshës. Por edhe gratë shtatzëna janë një kërcënim serioz pas javës së 24 të shtatzënisë. Çfarë duhet të bëjë kjo kategori?

Rubina Muzina: Ne e kemi pasur këtë shqetësim, këtu në SHBA ndoqëm një rrugë fare tjetër, ne duhet t’ia lëmë gruas të kontaktojë me mjekët dhe të shohë mundësitë e riskut. Ata kanë rrezik për lindje të parakohshme, infeksione respiratorë, për faktin që ka një fëmijë, organizmi duhet të punojë për dy veta. Rreziku nga vaksina dhe COVID-i, kush nga ata të vret? Në Pfizer dhe Moderna, nuk e kemi të ligjshme të studiojmë gratë shtatzëne, por kur futëm studimet, kishte gra shtatzëne, pas 3 mujorit të parë që kalon rreziku ti merr vaksinën.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com