Një mjeke e cila punon në Spitalin Rajonal të Durrësit është proceduar penalisht dhe ndaj saj kanë nisur hetimet për “Mjekim të pakujdesshëm”, pas vdekjes së një 39-vjeçari.
Mjekja e akuzuar është Pranvera Kristani, Gastrohepatologe.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen Pranvera Kristani, 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin Ervis Murati, 39- vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.