Partizani ka fituar derbin e madh të kryeqytetit. Tri pikë tepër të çmuara, që rikthejnë optimizmin për titullin kampion. Pas disa ndeshjesh jo fort bindëse, të kuqtë e kanë treguar vetyen në sprovën e së vërtetës. Belica dhe Bardhi kanë zhvlerësuar golin e vetëm, por shumë të bukur të bardhebluve, me autor Hoxhallarin. Tirana ndal hapin, pas disa rezultateve pozitive.
Laçi nuk fal në Korçë, prej nga doli me dy gola të shënuar dhe tri pikë kreu. Golat e Mazrekajt dhe Shehut në pjesën e dytë kanë shuar çdo përpjekje të kuqebardhëve për të mos dalë bosh nga kjo përballje e javës së 24-t të Superiores. Në pritje të ndeshjes së Teutës me Kastriotin, që starton në orën 16:00, kreu ka tjetër “pronar” tashmë. Nuk është Vllaznia, por Laçi i pari, me 42 pikë; i ndjekur nga Partizani dhe shkodranët me nga një pikë më pak.
g.kosovari