Përtej humorit me gjendjen psiqike të presidentit, kjo foto tregon dikë që tani duhet të ishte në burg.
Ky tipi që po shtyn policin dhe sic shihet në video e flak atë në një cep të sallës, tashmë duhet të ishte në qeli.
Nuk kam idenë si quhet , kush është dhe ku punon, por ai duhet të jetë në burg si dhunues i policit për shkak të detyrës.
Për më tepër polici nuk është një roje i FRPD, por i Agjencisë së Sigurisë Ushqimore që gjendet në katin e parë të ndërtesës dhe nuk ka lidhje fare me konfliktin.
Wshtë thjeshtë demonstrim i gjendjes psiqike te Ilir Metës mbi Policinë e Shtetit, përmes një ushtari të tij.
Derisa të sqarojmë gjendjen psiqike dhe statusin e presidentit, me këtë tipin duhet të mbarojë punë Prokuroria dhe Policia, edhe nëse strehohet në shtëpinë e Ilir Metës. (M.Baze)