Komisioni Europian paraqiti një paketë prej 530 milionë eurosh në mbështetje financiare shtesë përmes Fondit te Solidaritetit të BE-se (EUSF), sipas faqes së Komisionit Europian, ec.europa.eu.
Kjo është një përpjekje e vendosur nga 17 shtetet anëtare, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Spanja dhe tri vendet drejt anëtarësimit Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia për të mbrojtur shëndetin publik në luftën kundër koronavirusit.
Ditën e sotme, komisioneri Oliver Varhelyi ka konfirmuar lajmin teksa shkruan:
“Lajme të rëndësishme për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Komisioni Evropian propozon të mobilizojë Fondin e Solidaritet për të mbështetur masat emergjente kundër pandemisë së koronavirusit” – thotë komisioneri.
Ky financim do të mbështesë një pjesë të shpenzimeve të tyre publike për pajisjet mjekësore dhe personale të mbrojtjes, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes.
/a.r