Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, i zgjedhur nga PD si kandidat për deputet në qarkun e Lezhës, i dyti në listë tregoi në një intervistë për “FrontLine” në “News24” të gazetares Marsela Karapanço, arsyet se përse pranoi të kandidonten si deputet.
Gjekmarkaj tha se ftesa i është bërë nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe shtoi se e ka pranuar me kënaqësi. Ndërkohë i pyetur për arsyet, Gjekmarkaj tha se një ndër më kryesoret është Edi Rama, i cili sipas tij ka shkaktuar shumë pakënaqësi në vend.
Më mirë nga studio e lajmeve si analist apo deputet?
Janë etapa të ndryshme, i shoh si vazhdim. Rrëshqitja ime në politikë është analiza politike
Kush ua komunikoi?
Basha, e falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi.
Sa kohë keni që jeni në dijeni?
Interes ka, është i minutës së fundit?
Është një propozim jo shumë i hershëm, por në kohën e duhur.
Çfarë ju bindi?
Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.
Duke bërë një bilanc, ju e keni zgjedhur me bindjen e plotë për të qenë në foltore, pasi dhe ju i keni kritikuar shpesh deputetët?
Nuk do të jem si deputetët që kam kritikuar, nuk do e kem qëllim në vetvete kritikën, por nuk do i shmangem kur duhet me e bërë. Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.
Ju jeni në Lezhë, e zgjodhët vetë?
Unë skam bëre asnjë kërkesë, më ka ardhur e tillë nga Basha. Kam menduar të hy nr. 2 në listën e Lezhës, ofertë që e kam pranuar.
A jeni mërzitur që nuk jeni në krye?
Nëse do të isha në krye të Lezhës do të zgjidhja Markun, është një nga personat më me integritet që ka sot Shqipëria. Ka mbajtur qëndrime kritike, një njeriu i shkolluar jashtë vendit, një kartë e fortë morale. Karta më e fortë që ka Marku.
/a.r
I pavlerë në politikë…