Një 22 vjeçare e infektuar me Covid e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj ka humbur jetën tek Shefqet Ndroqi.
E reja ishte e shtruar te “Shefqet Ndroqi” , e ndërsa mësohet se gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj.
Fëmija është shëndoshë e mirë, e ndërsa fatkeqësisht e reja nuk arriti që të njihte fëmijën e saj, pasi COVID-i i mori jetën, pas një beteje të gjatë me këtë virus.
Abcnews disa ditë më parë në një kronikë të transmetuar ndodhej në ambjentet e spitalit Covid 2, ku dhe u njoh me gjendjen shëndetësore të 22 vjeçares e cila ndodhej në intubim.
Mjekët kishin pohuar se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ato kanë ndërhyre në javën e 33 të shtazanisë me cezarian për të shpëtuar fëmijën e saj.