Ministrja Ogerta Manastirliu në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas , këtë të hënë ka qenë me gratë dhe vajzat që shërbejnë me përkushtim pa u dorëzuar, megjithë vështirësitë e pandemisë në Spitalin COVID2.
Manastirliu thekson se me sakrificë e profesionalizëm, janë ditë-natë në shërbim të pacientëve dhe meritojnë mirënjohje dhe respekt sot, e çdo ditë të vitit.
“Më lejoni që në shenje mirënjohje për kontributin tuaj t’ju dhuroj një lule në ditën e gruas. Faleminderit për punën që keni bërë dhe bëni çdo ditë. Dua t’ju uroj gëzuar festën. Kam zgjedhur që të jem mes jush dhe në emër të qeverisë dhe emir tim si minister t’ju uroj të gjithave ju që punoni në sistemin tonë shëndetësor për sakrificën e një viti jo të lehtë. Tashmë prej një viti ju luftoni çdo ditë, me orare të zgjatura dhe keni një vit që po përballoni më shumë se çdo kush një peshë të madhe dhe keni në dorë kujdesjen ndaj atyre që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ne.
Ju keni treguar me profesionalizëm, për të ardhur në ndihmë, janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në sistemin spitalor dhe kudo sistemi ynë mbahet nga gratë. Zgjodha për të qenë me ju sot në Covid 2, ku 311 gra punojnë në këtë institucion dhe luftojnë me të keqen”, ka thënë ajo.
g.kosovari