Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, komentoi sot listat e kandidatëve për deputetë të PD-LSI, si dhe thumboi kryedemokratin Lulzim Basha.
“Ajo që shoh me trishtim është që sot ne kemi përballë një opozitë jashtë parlamentit që vjen para qytetarëve shqiptarë me një ofertë skandaloze, sa i përket ekipit progamit e lidershpit pastaj lëre mos e pyet, se s’besoj se ka një mendje të shëndoshë në këtë vend që mund t’i besojë Lulzim Bashës, një njeri që angazhiohet që shqiptarëve do ua bëjë ditën natë, të gjithë e dimë që vendi ka nevojë ta bëjmë natën ditë, për të punuar 24 orë për ato betjea që ne s’mund t’i lëmë përgjysmë”.
Sipas Ballës, duke iu përgjigjur Presidentit Ilir Meta, lidhur me dekretin e tij që e ka kthyer në Kuvend zgjatjen e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit, tha:
“Besoj që këto zgjehdje po shkojnë të jenë një referendum kush është pro reformës në drejtësi e kush është kundër.
Në këtë aspekt Meta, Berisha, Kryemadhi e Luli pas tyre janë 4 njerëz që bashkë i ka bërë vetëm angazhimi kundër reformës së drejtësi e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Përbetimet e Ilirit dhe Saliut se Monikën dhe Lulin i kanë për mbushje topi,
kundër reformës në drejtësi janë sinjale që i kemi hasur që në 2016 këtu në këtë sallë në 22 korrik ku është negociuar deri në minutën e fundit, ne ishim të gatshëm të prishim koalicionin me LSI vetëm që të conim përpara reformën në drejtësi. Që prej asaj dite është prishur ai koalicion”.
g.kosovari