Ndërsa pritet që sot të gjitha partitë të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, burime për Report Tv bëjnë me dije se Adnor Shameti nuk do të jetë në listën në PS.
Ai do të zëvendësohet nga Nasip Naço, i cili në këto zgjedhje është larguar nga LSI dhe i është bashkuar PS.
Mediat shkruajne sot se në listat e Partisë Socialiste pritet të jetë edhe Gledin Rehovica, një tjetër ish-deputet i LSI së Beratit ky, që e braktisi forcën politike të Monika Kryemadhit.
/a.r