Mesnata e kësaj të hëne, është vendosur si afati i fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se dy kryebashkiakët, Dritan Leli i Vlorës dhe Dionis Ymeraj i Dibrës, sipas Balkanweb kanë dhënë dorëheqjen nga posti dhe do të pozicionohen në listat e kandidatëve për deputetë. Një risi është dhe renditja e Edi Ramës në listat emërore të kandidatëve.
Kryeministri do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin në të 8-in në radhë. Kjo sipas gazetarit, është një strategji elektorale për të maksimalizuar votën.
Ndërkohë, pak minuta më parë në KQZ ka dorëzuar listën e kandidatëve Partia Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
/a.r