Gjatë mbrëmjes, një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar tërësisht tre banesa në lagjen Muzakaj në Berat. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, të cilët ndodheshin në njërën prej shtëpive. Ata janë Jovan dhe Mateo Vangjeli, babë dhe bir, trupat e të cilëve janë gjetur pas ndërhyrhjes së zjarrfikësve.
Ndërkohë, Policia ka dyshime edhe për dy viktima të tjera.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse e cila ka marrë flakë, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima.
Në njërën nga banesat e djegura kanë qenë babai i cili është invalid dhe i biri, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë flakëve. Banesa ka qenë në kushtet të vështira, pasi është si tip bodrumi, dhe në momentin që është përfshirë nga flakët dyshohet se ka rënë tavani. Gjatë rënies së zjarrit dyshohet se dy pjesëtarët e familjes kanë qenë në gjumë dhe i ka zënë tavani i banesës.
/a.r
Fatkeqësisht një tjetër banesë monument kulture kategori e parë ikën nga lista në këtë ngjarje.