Ethet e listave zgjedhore kanë përfshirë të gjitha partitë që janë regjistruar për të qenë pjesë e garës së 25 Prillit.
24 orë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për deputetë pranë KQZ, nga kampi socialist publikisht ka shumë pak qartësi për ata që do të konfirmohen për të rikandiduar, ata që nuk do ta kenë me këtë shans apo atyre që do të përfshihen rishtazi në oborret e politikës pavarësisht nëse janë të rinj në moshe apo mund të jenë në pension zyrtarisht.
Një rast i tillë i bërë publik tashmë nga vetë Kryeministri ishte ai i inxhinieres Luljeta Bozdo, që pavarësisht eksperiencës së padiskutueshme u bë e njohur vetëm Nëntorit e 2019 kur u shfaq në studio televizive për të fashitur me këshillat e saj panikun e krijuar nga goditjet sizmike.
Një tjetër “ blerje” e kryeministrit për ekipin e tij të deputetëve ishte dhe ajo e shefes së Infektivit, mjekes Najada Çomo. Po ashtu pjese e listës dihet që do jenë me siguri dhe emrat e 10 të të rinjve të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam”.
Vendin të sigurt e kanë dhe 12 drejtuesit politik të qarqeve të këtij viti mësohet së nuk do të vendosen në krye të listës por të renditur me atë numër të cilin socialistet synojnë të marrin si numër mandatesh në atë qark. Ditët e fundit disa deputetë kanë bërë publik vendimin për të hequr dorë vullnetarisht rikandimimin.
E para ishte Vasilika Hysi qe e beri tërheqjen nga politika ne një aktivitet për Reformën në Drejtësi. një vendimi ky në emër të asaj që siç tha ishte: krijimi i mundësive për më të rinjtë. Me të njëjtin motivacion deklaruan moskandidimin e tyre dhe Besnik Bare deputet prej shumë mandatesh si dhe Sadi Vorpsi me një mandat deputeti dhe një Prefekti të kryeqytetit.
Lista e plotë me 140 kandidatët socialistë për të 12 qarqet do të marrë pasditen e të hënës vonë miratimin e kryesisë rozë dhe vetëm atëherë kryesocialisti ka vendosur të bëjë publik emrat ndërkohë që dokumenti zyrtarisht është depozituar në KQZ.
/a.r