Rita Ora, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, ishte ylli i koncertit “Sydney Mardi Gras”, mbrëmjen e së shtunës.
30-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një veshje provokuese, ndërkohë që këndonte për publikun e mbledhur në “Sydney Cricket Ground”.
Rita Ora këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “Let Me Love You”, “Bang Bang”, “BIG” dhe “Anywhere”.
Në fund të performancës, Rita Ora u mallëngjye dhe i tha publikut se e kishte marrë shumë malli për një koncert: “Po përpiqem që të mos qaj, por kisha shumë kohë pa dalë në skenë. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”.