Sipas MeteoAlb: Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës dominojnë të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të reshjeve të shiut e dëborës duke lënë vendin në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit vijon me kthjellime dhe vranësira të lehta. Përjashtim bëjnë dy skajet gadishulli skandinav dhe ballkanik ku reshjet e pakta të dëborës do të jenë prezent.
Kosova
Orët e para të mëngjesit mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore por duke ju afruar mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i ndjeshëm i kushteve të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i kosovës, kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.
Maqedonia e Veriut
Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëbores ndonëse në sasi të pakta mbeten prezente në mv deri në mesdite kur pritet largim gradual i tyre duke ri- sjellë motin e qëndrueshem ne pjesën më të madhe te mv.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.
g.kosovari